By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit
Shqipëri

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

admin
Last updated: 16/11/2026 15:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Përshpejtimi i procesit të rindërtimit dhe zgjidhja e problematikave që kanë penguar ecurinë e punimeve në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji” ishin në fokus të mbledhjes së grupit të punës, të drejtuar sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

Në të morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rroka, si dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.

Gjatë mbledhjes, mbajtur në MPB, ministri Demo bëri të ditur se është në fazën përfundimtare përgatitja e mbështetjes financiare prej 1.8 miliardë lekësh nga buxheti i qeverisë qendrore për Bashkinë Tiranë, me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kjo mbështetje synon t’i japë një shtysë të re procesit, ndërsa institucionet përgjegjëse po koordinojnë ndërhyrjet për të zhbllokuar çështjet që kanë ndikuar në ecurinë e punimeve.

“Vështirësitë mes institucioneve duhet t’i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të tyre”, theksoi ministri Demo, duke kërkuar përcaktimin e përgjegjësive të qarta dhe afateve konkrete për çdo çështje të hapur.

Ai nënvizoi se procesi do të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme, përmes takimeve periodike ndërinstitucionale dhe kontrolleve në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e tyre te familjet përfituese.

“Do ta ndjek këtë proces me takime të rregullta dhe kontrolle në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e çelësave. Për familjet që presin, ky është rezultati që ka rëndësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë ndaj tyre”, u shpreh Demo.

Përmes kësaj mbështetjeje financiare dhe koordinimit të drejtpërdrejtë mes institucioneve, synohet përshpejtimi i një prej proceseve më të rëndësishme për familjet e prekura nga tërmeti, me objektiv që pritja shumëvjeçare të marrë fund dhe qytetarët të marrin sa më parë banesat e tyre të reja.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Duke të SHBA-së për politikat dhe reformat klimatike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV
Next Article Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?