By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet BRIT largohen nga Londra pas 46 vitesh – ceremonia zhvendoset në Mançester
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Çmimet BRIT largohen nga Londra pas 46 vitesh – ceremonia zhvendoset në Mançester
Showbizz

Çmimet BRIT largohen nga Londra pas 46 vitesh – ceremonia zhvendoset në Mançester

admin
Last updated: 09/06/2025 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Për herë të parë në historinë e tyre 46-vjeçare, Çmimet BRIT nuk do të mbahen në Londër.

Ceremonia ikonike e muzikës britanike do të zhvillohet në Mançester, në arenën më të re dhe moderne të qytetit – Co-op Live – duke filluar nga viti 2026 dhe për të paktën tre vjet.

Lajmi u konfirmua nga MailOnline, ndërsa vendimi për zhvendosjen është përshkruar si përpjekje për të afrur më shumë audiencë jashtë Londrës, por edhe si masë për ulje kostosh, pasi organizimi në kryeqytet është bërë gjithnjë e më i shtrenjtë, shkruan DailyMail.

Kryetari i Sony Music UK, Jason Iley, tha se zhvendosja në Mançester – një qytet me një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore – do t’i japë ceremonisë një energji të re.

Kryebashkiaku i Mançesterit të Madh, Andy Burnham, e quajti këtë një fitore për qytetin dhe “kryeqytetin kulturor të Britanisë”.

Megjithatë, disa figura të industrisë muzikore shprehën shqetësime se zhvendosja do të sjellë më pak pjesëmarrës dhe do të rrisë shpenzimet për artistët dhe ekipet e tyre me bazë në Londër.

Gjithsesi, organizatorët shpresojnë se kjo lëvizje do të sjellë më shumë investim te vetë artistët dhe do të hapë një kapitull të ri për ngjarjen më të madhe të muzikës britanike.

Ceremonia e vitit 2026 do të transmetohet në ITV1, ITVX dhe STV më 28 shkurt dhe pritet të sjellë të njëjtën shkëlqim, spektakël dhe momente të paharrueshme që kanë shënuar dekadat e kaluara të BRITs.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani: Zgjedhjet e ardhshme për shqiptarët nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum
Next Article Shpërthim në bazën ajrore amerikane në Okinawa të Japonisë, raportohet për katër të lënduar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?