By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria: Numri i telefonit 070 355 526 është në funksion, Ponikva bëhet qendër rehabilitimi për të lënduarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria: Numri i telefonit 070 355 526 është në funksion, Ponikva bëhet qendër rehabilitimi për të lënduarit
Maqedoni

Qeveria: Numri i telefonit 070 355 526 është në funksion, Ponikva bëhet qendër rehabilitimi për të lënduarit

admin
Last updated: 09/06/2025 09:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Prej sot është në funksion linja telefonike për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre nga tragjedia në Koçan. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, çdo person i lënduar dhe familjet e tyre do të mund të telefonojnë, të paraqesin kërkesat e tyre si dhe të ofrojnë propozime dhe nevoja konkrete.

“Numri i telefonit 070 355 526, në të cilin do të mund të lajmërohen të lënduarit dhe familjet e tyre, është i disponueshëm publikisht dhe është komunikim i drejtpërdrejtë i menaxhuar nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë. Askush nuk do të harrohet. Prioriteti ynë është që të lënduarit nga tragjedia në Koçan të fitojnë kujdesin mjekësor adekuat dhe rehabilitim të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojnë me jetën”, thonë nga Qeveria.

Sqarojnë se për këtë, në mbledhjen e Qeverisë do të miratohet vendim me të cilin qendra turistike Ponikva, e cila është në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do t’i vihet në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht për pacientët që tashmë janë në gjendje stabile por kanë nevojë për trajtim të mëtejshëm.

“Qendra Ponikva ka në dispozicion 27 dhoma dhe 56 shtretër ndërsa do të ketë edhe staf mjekësor shtesë për të ofruar kujdes të plotë shëndetësor për pacientët. Kjo do të thotë se personat e lënduar që kanë nevojë për mbrojtje shtesë shëndetësore do të mund të përfitojnë nga këto shërbime. Si Qeveri jemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar kujdes shëndetësor për të lënduarit nga tragjedia në Koçan. Gjithashtu, i bëjmë thirrje partive politike që të përmbahen nga nekrofilia politike dhe t’i lënë institucionet të udhëheqin rastin plotësisht”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Theksojnë se secili që është i përfshirë në këtë rast, duhet dhe do të mbajë përgjegjësi. Pavarësisht statusit të tij në shoqëri apo përkatësisë politike.

“Drejtësia po vjen dhe do të jetë përgjigjje për të gjithë. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, theksojnë nga Qeveria.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koalicioni “VLEN”: Sjellim ndryshime me emra që bëjnë krenar çdo qytetar
Next Article Fjalë përfundimtare të prokurorisë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?