By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti po “lëvron” edhe në Gostivar, takon kryetarin e TDP Zülfikar Zeynul
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti po “lëvron” edhe në Gostivar, takon kryetarin e TDP Zülfikar Zeynul
Maqedoni

Izet Mexhiti po “lëvron” edhe në Gostivar, takon kryetarin e TDP Zülfikar Zeynul

admin
Last updated: 23/06/2025 22:49
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 23 qershor – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim miqësor dhe konstruktiv me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke (TDP), z. Zülfikar Zeynula.

Takimi kishte për qëllim njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e mendimeve mbi zhvillimet aktuale politike në vend. Në fokus të bisedës ishte edhe pozita e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, për të cilën të dy palët theksuan rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe përkujdesjes institucionale në një shoqëri demokratike dhe multietnike.

“Ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës është një përgjegjësi e përbashkët”, tha Mexhiti, duke nënvizuar se komuniteti turk përbën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Gjithashtu, në takim u diskutuan mundësitë për përfshirjen e TDP-së në koalicionin qeverisës dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mexhiti theksoi se komunikimi i rregullt dhe bashkëpunimi mes partive janë thelbësorë për të ardhmen politike të vendit.

Takimi përfundoi me dakordësinë për të vazhduar dialogun në nivel udhëheqësie, duke forcuar partneritetin politik në funksion të stabilitetit dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi: Një vit në shërbim të qytetarëve
Next Article 216 mijë qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pasaporta bullgare që nga viti 2007

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?