By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim
Opinione

Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim

admin
Last updated: 26/06/2025 10:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkruan: Nazlije Qerimi

Për më shumë se dy dekada, Maqedonia e Veriut ka jetuar në një realitet politik të ndërtuar jo mbi drejtësi dhe meritë, por mbi interesa partiake dhe lojëra të pafundme pushteti. Që nga fillimi i pavarësisë, sistemi është ngritur mbi themele të ndara të përkatësisë etnike dhe përfaqësimit formal, por në thelb ka prodhuar një administratë të kapur, institucione të politizuara dhe një shoqëri të lodhur nga premtimet boshe.

U ndërtua një sistem klientelist ku çdo vend pune, çdo kontratë dhe çdo mundësi varej nga libreza partiake, duke lënë pasoja të thella në funksionimin e shoqërisë. Në Maqedoni, për dy dekada me radhë, vendet e punës u shpërndanë si shpërblime për lojalitetin politik. Institucionet publike u shndërruan në prona private të individëve të vendosur nga partia. As institucionet arsimore nuk u përjashtuan nga kjo kapje. Ato u kthyen nga institucione publike në private. Në vend që të jenë qendra të dijes, u kthyen nën urdhrat e njerëzve që “nuk lëshojnë pe” dhe vendosin se kush punësohet, kush ngrihet në detyrë dhe kush duhet të heshtë. Institucionet arsimore që dikur frymëzonin ëndrra, sot shuajnë shpresa.

Në Maqedoni, meritokracia është fjalë e huaj. Realiteti klientelizëm, nepotizëm dhe padrejtësi. Në vend që të ndërtojmë të ardhmen, ndërtuam për njëzet vjet një sistem që ua vret ëndrrat të rinjve para se t’i nisin. Për vite me radhë, të rinjtë investuan në arsim, përgatitje dhe shpresë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Por kur u përballen me realitetin, kuptuan se nuk ka shpresë dhe çdo gjë është përplasur në murin e korrupsionit, padrejtësisë dhe nepotizmit. Diploma nuk është çelësi për një jetë më të mirë, por një letër dëshpërimi që i shtyn drejt aeroportit në një udhëtim njëdrejtimësh. Si rezultat kemi ikje të të rinjve në kërkim të një jete më të mirë që atdheu i tyre ua mohoi dhe ëndrrat nga dora ua mori. Kjo nuk është vetëm statistikë, është tragjedia jonë kolektive.

Kemi premtime për zhvillim, drejtësi dhe vende pune. Por në vend të përparimit kemi stagnim.

Ne nuk kërkojmë lëmoshë — kërkojmë dinjitet.
Kërkojmë që shteti të na shohë si qytetarë, jo si votues një herë në katër vjet.
Kërkojmë drejtësi që i shërben popullit, jo partisë.
Kërkojmë sistem që vlerëson aftësinë, jo lidhjen.
Kërkojmë që fjala “dinjitet” të mos jetë luks, por standard.
Kërkojmë ndryshim – jo si retorikë, por si realitet dhe ky apel vjen nga zemra e një shoqërie që dëshiron të ngrihet dhe të shpëtojë.
Sepse duam të jetojmë me shpresë për mundësi, jo me ëndrra që digjen në zyrat e partisë.
Drejtësia nuk është luks. Është e drejtë.
Meritokracia nuk është ëndërr. Është nevojë.
Po profesionalizmit. Jo nepotizmit. Jo partizimit.
Sepse kur shuhet shpresa, lind rezistenca…

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Will Smith bën shqiponjën dy krenare me futbollistin shqiptar – fotoja u bë virale në internet
Next Article Bozhinovska: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë! Çebreni dhe Lugina e Vardarit mbeten prioritet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?