By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Fshatin e bënë klasë shkolle – Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Fshatin e bënë klasë shkolle – Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit”
MaqedoniTOP LAJM

“Fshatin e bënë klasë shkolle – Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit”

admin
Last updated: 26/06/2025 23:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza të rënda ndaj kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, duke i akuzuar për manipulime të qëllimshme në procesin e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021. Ai e ka cilësuar regjistrimin si një proces të orkestruar për qëllime politike dhe me pasoja të rënda për komunitetin shqiptar.

Në një reagim të publikuar të dielën në rrjetet sociale, Mexhiti solli si shembull fshatin Gërçec, një nga vendbanimet më të mëdha të Komunës së Sarajit, ku sipas të dhënave zyrtare të Entit për Statistikë janë regjistruar vetëm 36 banorë, pa asnjë evidentim të banorëve jorezidentë.

“Vëllezër e motra, patriotat e BDI kanë regjistruar vetëm 36 banorë në Gërçec – sa një klasë e shkollës fillore! Po flasim për fshatin e pestë më të madh në Komunën e Sarajit. Ky është mashtrim, manipulim dhe krim statistikor me pasoja të mëdha për shqiptarët,” deklaroi ai.

Mexhiti paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikojë informacione të tjera që, sipas tij, do të zbulojnë shtrembërime të rënda në regjistrimin e popullsisë, duke e cilësuar atë si “një gënjeshtër zyrtare e regjistruar”.

Deklaratat e tij pritet të ndezin debat të ashpër politik dhe institucional mbi besueshmërinë e procesit të regjistrimit, një çështje që ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave në vend.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Braktis BDI-në, i bashkohet VLEN-it kryetari i degës së BDI-së në malësinë e Vrapçishtit
Next Article Azizi: Ilmi Selami, arkitekti i zhdukjes numerike të shqiptarëve!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?