By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ujë i pastër për Strugën – Mexhiti nisi mega-projektin me vlerë prej 90 milionë denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ujë i pastër për Strugën – Mexhiti nisi mega-projektin me vlerë prej 90 milionë denarë
Maqedoni

Ujë i pastër për Strugën – Mexhiti nisi mega-projektin me vlerë prej 90 milionë denarë

admin
Last updated: 27/06/2025 20:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 27 qershor – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zyrtarisht ka filluar fazën e parë të rikonstruksionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.

Në ngjarje ishte i pranishëm zëvendëskryeministri I pare dhe ministri i Mjedisit Jetësor, z. Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

“Vetëm në fazën e parë do të investohen rreth 90 milionë denarë, ose 1.5 milionë euro, me të cilat do të përmirësohen kushtet higjienike dhe do të ulet rreziku nga fibrat e dëmshme të azbestit. Kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit tonë strategjik për një mjedis jetësor të shëndetshëm”, deklaroi ministri Mexhiti.

Rekonstruksioni do të zgjasë 12 muaj dhe do të përfshijë 6.2 kilometra rrjet ujësjellësi, duke përfshirë rrugën kryesore dhe 13 degëzime në zonën urbane të Strugës.

“Qëllimi i projektit është zëvendësimi i tubave të vjetër dhe të rrezikshëm me materiale të sigurta dhe moderne, përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritja e kapacitetit dhe efikasitetit të sistemit të furnizimit me ujë”, deklaroi zëvendës kryeministri i parë Mexhiti.

Ky investim është vetëm pjesë e një vizioni më të gjerë për një mjedis urban të qëndrueshëm, me fokus në shëndetin publik, ujë të sigurt dhe infrastrukturë modern, shtoi Mexhiti.

Ngjarjes së fillimit të fazës së parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej azbesti në qytetin e Strugës iu bashkangjitën ministra, zëvendës ministra, deputetët e zones si dhe një numër i madh qytetarësh nga Struga.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe sa herë Arben Taravari do t’i sfidoj politikanët? E sfidoj Ali Ahmetin, humbi në Gostivar, tani sfidon Fetain e Aliu-n !
Next Article Atje ku ZNAM do të ketë kandidat, VMRO-DPMNE nuk do të ketë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?