By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante
Showbizz

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

admin
Last updated: 10/07/2025 09:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë të veçantë për televizionin prestigjioz ABC, ku foli me krenari për prejardhjen e saj dhe për rrugëtimin që e ka bërë një ikonë globale të muzikës pop.

E pyetur nga gazetari për ndikimin e rrënjëve të saj nga Kosova dhe Londra në artin që krijon sot, Rita nuk hezitoi të theksojë se origjina e saj është thelbësore në formimin e saj si artiste dhe si njeri.

“Mund të flas për këtë përgjithmonë. Kurrë nuk e harroj nga vij. Qysh në fillimet e mia, më shumë se një dekadë më parë, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante, për familjen time si refugjatë dhe sa shumë do të thotë kjo për mua. Më është dhënë mundësia të arrij ëndrrat e mia – dhe kjo është diçka që nuk e marr kurrë si të mirëqenë”, tha interpretuesja e hitit “Let You Love Me”.

Rita Ora is a game-changer in front of the mic and in her personal life. She sits down with Ike Ejiochi to discuss her artistry and breaking societal norms. #RitaOra #music #HeatAlbum #PopMusic #TaikaWaititi ♬ original sound – ABC News Live

Rita theksoi se ndihet e obliguar të jetë zë i brezit të ri: “Jam avokate e madhe për t’i ndihmuar gjeneratat e ardhshme të qëndrojnë optimiste për të ardhmen e tyre – me mjetet e duhura. Për ta bërë këtë, na duhen figura si unë dhe të tjerë që të flasim hapur. Arti im gjithmonë është mbështetur në integritetin personal, jo në atë që është ‘cool’ për momentin”.

Ajo foli edhe për rolin e rrjeteve sociale në jetën e saj, duke pranuar se i pëlqen TikTok-u dhe rrjetet sociale, por në procesin krijues mbetet besnike ndaj vetvetes: “Kur bëj muzikë, për mua është thelbësore të jem reale dhe e vërtetë me veten”.

Rita Ora në ABC (Foto: ABC News)

Në intervistë, këngëtarja foli gjithashtu për momentin kur i propozoi martesë bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi – një hap që pati jehonë të madhe në mediat botërore.

“E di, mori shumë vëmendje mediatike! Madje edhe tani po flitet për të”, tha ajo duke qeshur. “Për mua ishte diçka shumë normale. Ishte një mënyrë për të marrë kontrollin dhe për t’i qëndruar fuqisë sime si grua. As që mendova ndryshe. Doja thjesht ta ‘bllokoja’!”, tha 34-vjeçarja.

Rita Ora në ABC (Foto: ABC News)

Rita tregoi se ndonëse ndiente emocione kur e bëri hapin, ajo nuk e pa si gjë të jashtëzakonshme: “Ishte momenti im me mikun tim më të mirë. Ende është. Dhe nuk e mendova shumë derisa njerëzit filluan të më thoshin: ‘Wow!’ Por unë mendoj se kjo duhet të normalizohet. Jemi po aq të fuqishme sa burrat që propozojnë tradicionalisht”.

Artistja e hiteve botërore përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të re “Heat”, e cila është mjaf tverore dhe është pritur mirë nga audienca e saj. 

You Might Also Like

Kida dhe Ajbi, në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar

Filmi i ri i Sacha Baron Cohen përplaset me kritika për racizëm, aktivistët kërkojnë ndalimin e filmit në kinematë britanike

Mel Gibson kërkon falje për sjelljen në skenë që shumë e quajtën “mizore”

“Do të vazhdoj shfaqjen”, Ariana Grande zbulon dëmtimin në këmbë para koncerteve të fundit në Londër

Sarah Jessica Parker tregon të vërtetën për Carrie Bradshaw: Njerëzit mendojnë se jam ajo

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja
Next Article Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?