By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrievski: Identiteti i Maqedonisë nuk është objekt bisedimesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrievski: Identiteti i Maqedonisë nuk është objekt bisedimesh
Maqedoni

Dimitrievski: Identiteti i Maqedonisë nuk është objekt bisedimesh

admin
Last updated: 10/07/2025 12:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Kryetari i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, në konferencën e sotme për shtyp i ka kritikuar politikat e Bashkimit Evropian dhe të anëtarëve të saj, duke vlerësuar se Maqedonia po përballet me një formë të re të presionit – shpirtëror dhe kombëtar, duke porositur se identiteti maqedonas nuk është obhekt që mund të negociohet.

“Besoj se dita e djeshme, pikërisht ashtu siç ishte, e vështirë dhe e padrejtë, me një raport që duket si një presion, do të jetë edhe një ditë që do të na bashkojë. Jo rreth politikës, por rreth Maqedonisë. Ne e duam Maqedoninë në Bashkimin Evropian. Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë pikërisht për këtë angazhohet. Por nuk duam një Maqedoni pa maqedonas. Nuk duam anëtarësim që do ta paguajmë me mohimin e ekzistencës sonë”, tha ai, duke iu referuar Raportit për vendin që u miratua në Parlamentin Evropian dje, ndërsa në të cilin nuk u përfshi formulimi “identiteti maqedonas dhe gjuha”.

Dimitrievski e akuzoi Bullgarinë për një politikë të agresionit kulturor dhe falsifikimit historik, ndërsa Bashkimin Evropian për tolerancë drejt revanshizmit.

“Nëse BE-ja lejon që një nga anëtarët e saj, siç është Bullgaria, ta kthejë procesin e negociatave në një mjet për revanshizëm historik, atëherë ajo lejon një union ku të dobëtit janë viktima, ndërsa të fortët e ndryshojnë identitetin e fqinjëve”,  tha ai, duke shtuar se “nuk duan vetëm që ne të pajtohemi me ta, por insistojnë që të heqim dorë nga vetvetja”.

Ai e kritikoi ashpër qeverinë e mëparshme të Maqedonisë, duke i akuzuar ata për tradhti të interesave kombëtare. Sipas tij, pikërisht nga Shkupi ka filluar politika e tërheqjes, përmes deklaratave të Stevo Pendarovskit, nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Zoran Zaev dhe marrëveshjevet pa konsultim me popullin nga ana e Dimitar Kovaçevskit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia arreston dy persona në pikën pagesore në Gostivar, ja çfarë u gjen
Next Article Takim i parë ndërmjet guvernatorit Sllaveski dhe drejtoreshës së Bankës Botërore, Mezhevan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?