By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN:50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, përkrahje për 238 projekte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN:50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, përkrahje për 238 projekte
Maqedoni

VLEN:50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, përkrahje për 238 projekte

admin
Last updated: 10/07/2025 13:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Me kënaqësinë më të madhe dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie publike, sot ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm, që ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm dhe barazinë infrastrukturore në vendin tonë. Pas një pune intensive, përkushtuese dhe profesionale, sot kemi arritur të finalizojmë dhe miratojmë një pako të dytë investimesh madhore në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal, nëpërmjet Ministrisë së Transportit.

Kjo pako përfshin 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare dhe komuna me përqindje të lartë të popullatës shqiptare, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.miliardë denarësh, apo mbi 50 milionë euro. Ky nuk është një investim simbolik, por një kthesë e madhe në qasjen institucionale ndaj komunave shqiptare, të cilat për dekada janë lënë në harresë.

Projektet e miratuara përfshijnë: Ndërtimin dhe rikonstruimine rrugëve lokale, zgjerimin e rrjeteve të ndriçimit publik, konstruktimin e urave dhe kanaleve të ujërave të zeza dhe atmosferike, investime në infrastrukturë jetike, që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Të dashur qytetarë,

Këto investime nuk janë rastësi. Ato janë rezultat i një pune të planifikuar mirë, e cila reflekton një përkushtim të sinqertë dhe konkret për të zhvilluar ato pjesë të vendit ku më së shumti është ndjerë mungesa e shtetit.

Komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:

Çair: 182 milionë denarë

Tetovë: 478 milionë denarë

Gostivar: 382 milionë denarë

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zhelinë: 115 milionë denarë

Saraj: 179 milionë denarë

Dibër: 120 milionë denarë

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bogovinë: 116 milionë denarë

Studeniçan: 129 milionë denarë

Dollnen: 97 milionë denarë

Kërçovë: 292 milionë denarë

Vrapçisht: 85 milionë denarë

Butel: 138 milionë denarë

Bërvenicë: 58 milionë denarë

Haraçinë: 53 milionë denarë

Likovë: 141 milionë denarë

Strugë: 183 milionë denarë

Tearcë: 55 milionë denarë

Çashkë: 36 milionë denarë

Shuto Orizarë: 177 milionë denarë

Sopishtë: 35 milionë denarë

Ky është modeli që përfaqëson Qeveria VLEN, një model i punës që shihet, ndjehet dhe sjell ndryshim të vërtetë në jetën e përditshme të njerëzve.

VLEN ka ardhur që të ndryshojë realitetin dhe këtë po e bën me projekte, jo me premtime. Me qasje të barabartë për të gjithë, me zhvillim të ndershëm dhe të shpërndarë drejt atyre që realisht kanë nevojë.

Në emër të Ministrisë së Transportit dhe në bashkëpunim të plotë me Qeverinë dhe përfaqësuesit e VLEN, ju siguroj se ky është vetëm fillimi i transformimit infrastrukturor, që do të prekë çdo cep të komunave shqiptare dhe të margjinalizuara prej vitesh.

Sot, kemi dëshmuar se kur ka vullnet, ka mundësi. Dhe mbi të gjitha VLEN të punohet për qytetarët!

Faleminderit!

https://www.filemail.com/d/osdwnnhdypqwmax

VLEN

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Andonovski – Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja për transformim digjital të Maqedonisë
Next Article Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?