By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Maqedoni

Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

admin
Last updated: 10/07/2025 13:10
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, së bashku me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Institucionit Publik “Parku Kombëtar Mali Sharr”, z. Evzal Elmazin, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi që synon forcimin e partneritetit ndërinstitucional në funksion të promovimit të turizmit malor, mbrojtjes së mjedisit dhe parandalimit të zjarreve në zonën e Malit Sharr.

Ky memorandum përfaqëson një angazhim konkret për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të përgjegjshëm të pasurive natyrore të rajonit. Palët dakorduan që përmes projekteve të përbashkëta dhe koordinimit të veprimeve, Mali Sharr të trajtohet jo vetëm si një thesar ekologjik, por edhe si një potencial ekonomik që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Në deklaratën e tij pas nënshkrimit, Kryetari Kasami theksoi se turizmi malor, mbrojtja e pasurive natyrore dhe kujdesi për mjedisin nuk janë më zgjedhje të dëshirueshme, por përparësi strategjike që e përcaktojnë të ardhmen e qytetit dhe rajonit. Ai shtoi se ky bashkëpunim është një hap domethënës drejt një Tetove më të pastër, më të gjelbër dhe më të zhvilluar në harmoni me natyrën.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN:50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, përkrahje për 238 projekte
Next Article Arben Fetai: Në vetëm dy javë, zgjidhëm çështje të paprekura për dekada!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?