By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të sigurt, por integrimi i Maqedonisë në BE është gjithnjë e më i largët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të sigurt, por integrimi i Maqedonisë në BE është gjithnjë e më i largët
Maqedoni

Filipçe: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të sigurt, por integrimi i Maqedonisë në BE është gjithnjë e më i largët

admin
Last updated: 10/07/2025 14:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Gjuha maqedonase është e sigurt, identiteti është i sigurt. Por integrimi i Maqedonisë në Union është gjithnjë e më i largët për shkak të politikave dhe zgjedhjeve të pushtetit, porositi sot kryetari i Lidhjes socialdemokrate, Venko Filipçe.

Në konferencën e sotme për shtyp ai theksoi se vendimi i djeshëm i Parlamentit evropian dhe miratimi i raportit janë rezultat i një devijimi të rrezikshëm nga pozicionet strategjike të shtetit dhe keqpërdorimit të gjuhës dhe çështjeve të identitetit të qeverisë për fushatën e vet politike.

Sipas tij, pas marrjes së pushtetit, VMRO-DPMNE trashëgoi pozitë stabile dhe të qartë në procesin eurointegrues me gjuhë të garantuar maqedonase në Bashkimin Evropian dhe rrugë të qartë për përparim, por, nuk i realizoi asnjë nga premtimet për pozitë më të mirë negociuese.

Filipçe porositi se gjuha maqedonase, identiteti dhe kombi janë qartë të pranuar dhe të mbrojtur në suaza të Bashkimit Evropian, që është garantuar përmes Kornizë negociuese dhe marrëveshjeve me BE-në, ku gjuha maqedonase përdoret zyrtarisht. Ai theksoi se këto çështje nuk janë lëndë e negociatave, por tashmë janë zgjidhur, dhe se LSDM, me mbështetje nga partnerët evropianë, i kundërshtoi me sukses tentimet për kontestimin e tyre. Sipas tij, populli i Maqedonisë ka vizion të qartë për integrimin në BE pa lëshime nga dinjiteti nacional, me qëllim të qartë – ruajtjen e gjuhës dhe identitetit.

Kryetari i LSDM-së e dënoi deklaratën e ministrit bullgar të Punëve të Jashtme i cili e quajti kryeministrin Hristian Mickoski kryeministër “maqedono-verior”, duke cekur se deklarata të tilla nuk jnaë në frymën e demokracisë dhe fqinjësisë së mirë.

Ai nënvizoi se përgjigja e vërtetë ndaj situatave të këtilla nuk janë deklaratat dramatike dhe konfrontimet, por lufta serioze dhe vendimtare diplomatike.

Lidhur me tërheqjen nga marrëveshjet ekzistuese, ai theksoi se do të ihte e dëmshme për shtetin dhe se ato duhet të përdoren si bazë për ndërtim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Filipçe deklaroi se LSDM është çdoherë e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ulet në tryezë me të gjithë faktorët politik, pa dallim nëse nisma vjen nga Mickoski, kryetari i ZNAM-it, Mkasim Dimitrievski apo ndonjë tjetër, me qëllim që bashkarisht të definohen dhe mbrohen interesat kombëtare dhe të vazhdohet rruga drejt BE-së.

Ai theksoi se qasja e vërtetë kërkon dialog të sinqertë, dhe jo pikë politike, dhe përkujtoi se shumë vende, si Kroacia, treguan se integrimi evropian kërkon unitet kombëtar.

Në atë drejtim, informoi se LSDM tashmë ka propozuar takim të partive më të mëdha në Kuvend dhe sot do t’i tërheqin të gjitha amandamentet për buxhetin, duke i rikahëzuar mjetet për mbështetje të institucioneve për përballje me zjarret, si hap me përgjegjësi në kohë krize.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Është ruajtur statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore
Next Article Reagimi i Trump pasi u kërcënua nga iranianët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?