By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni
Maqedoni

Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni

admin
Last updated: 10/07/2025 15:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski zbuloi se një pjesë e zjarreve që prej ditësh janë aktive në mbarë vendin janë të qëllimshme. Sipas tij, një pjesë e vatrave të zjarrit janë pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënda atmosferike, megjithatë, për disa prej tyre thotë se ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar me qëllim.

“Sapo të neutralizohet dhe lokalizohet zjarri i dytë, menjëherë fillon një zjarr i tretë. Të gjitha këto janë të lidhura me infrastrukturë kyçe të shtetit dhe nga profesionistët brenda MPB-së ekzistojnë dyshime të forta – jam i informuar se dyshojnë – se bëhet fjalë për një skenar të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Në përballjen me zjarret, prej dje është aktivizuar edhe mekanizmi evropian i ndihmës, i cili do të ndihmojë në shuarjen e tyre.

“Është aktivizuar mekanizmi për ndihmë evropiane në përballje me zjarret dhe të gjitha kapacitetet e shtetit janë vënë në funksion maksimal. Mund të theksoj se nga ana e Greqisë janë vënë në dispozicion të shtetit dy avionë “kanader”, të cilët do të përdoren për shuarjen e zjarreve, si dhe dy ekipe këmbësorie që janë vënë në dispozicion përmes mekanizmit të BE-së”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Toshkovski megjithatë theksoi se pjesa më e madhe e zjarreve janë vënë nën kontroll, duke theksuar se pjesëtarët e njësive zjarrfikëse, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armatës dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza janë vazhdimisht në terren.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi miratoi disa zgjidhje ligjore përmes procedurës së shkurtuar
Next Article Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?