By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
Maqedoni

Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan

admin
Last updated: 10/07/2025 15:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim”.
Kjo parti politike ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së u njoftuan lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale të 12 tetorit.

Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa, prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërsa 66 të tjera janë refuzuar, për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Po ashtu, anëtarët u njoftuan edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.

KQZ u njoftua se është përzgjedhur operatori fitues në procesin e prokurimit “Auditimi i raporteve financiare të fushatës së zgjedhjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025”.

Së shpejti, auditorët do të fillojnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike dhe raportet e audituara do të publikohen nga KQZ.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni
Next Article Punëtorët e sigurimit në QKUK hyjnë në grevë nga e premtja, kërkojnë zgjidhje për ndërprerjen e kontratave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?