By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rafting në Vjosë, përvojë unike për të apasionuarit pas aventurës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rafting në Vjosë, përvojë unike për të apasionuarit pas aventurës
Shqipëri

Rafting në Vjosë, përvojë unike për të apasionuarit pas aventurës

admin
Last updated: 11/07/2025 08:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi magjik në jug të vendit.

Me rrjedhje të lirë dhe natyrë të paprekur, Vjosa përshkon një territor të mbrojtur me kanione, shpella dhe një biodiversitet të pasur, duke ofruar një përvojë të rrallë për ata që zgjedhin ta eksplorojnë përmes raftingut.

Në zonën e Përmetit, aktivitetet e raftingut janë organizuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u kombinuar me struktura akomoduese ekologjike si kampingjet “glamping”. Këto iniciativa i ofrojnë vizitorëve jo vetëm aventurë dhe adrenalinë, por edhe mundësinë për të qëndruar në harmoni me natyrën.

Në prill 2025, përgjatë brigjeve piktoreske të Vjosës u zhvillua edhe Kampionati Kombëtar i Raftingut, një event që bashkoi sportistë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria. Ky kampionat shërbeu si një nxitje për promovimin e mëtejshëm të turizmit aktiv dhe të qëndrueshëm në jug të vendit.

Raftingu në Vjosë nuk është vetëm një sport, është një përvojë gjithëpërfshirëse që ndërthur emocionin me bukuritë natyrore, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe në rritjen e profilit ndërkombëtar të Shqipërisë si një destinacion turistik alternativ. /ATSH/

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Real Madridi identifikon objektivin kryesor të verës dhe ai dëshiron t’i bashkohet atyre
Next Article Kurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?