By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-asistentja personale e Kanyen West e padit sërish reperin për sulm seksual, pretendon se ai i bëri përdhunim oral
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ish-asistentja personale e Kanyen West e padit sërish reperin për sulm seksual, pretendon se ai i bëri përdhunim oral
Showbizz

Ish-asistentja personale e Kanyen West e padit sërish reperin për sulm seksual, pretendon se ai i bëri përdhunim oral

admin
Last updated: 11/07/2025 12:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Më shumë se një vit pasi e akuzoi për herë të parë reperin Kanye West për ngacmim seksual, ish-asistentja e tij personale, Lauren Pisciotta, ka dorëzuar një padi të re dhe të zgjeruar kundër artistit të njohur, duke e akuzuar tashmë për sulm seksual, detyrim dhe forma të tjera të abuzimit.

Pisciotta, e cila ka punuar për West nga viti 2021 deri më 2022, kishte paraqitur padinë e parë në qershor të vitit 2024, duke deklaruar se Kanye i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite, i kishte treguar video dhe foto pornografike, si dhe kishte bërë telefonata me përmbajtje seksuale. Por në padinë e re, të dorëzuar më 8 korrik 2025, ajo e akuzon edhe për sulm seksual, duke përfshirë edhe një rast të cilësuar si “përdhunim oral”.

Sipas dokumenteve gjyqësore, të publikuara nga revista PEOPLE, 48-vjeçari – i cili tani ligjërisht njihet si Ye – njëherë kishte tentuar të kryente penetrim vaginal me gishta ndaj Pisciottës, si dhe kishte kryer akt oral pa pëlqimin e saj, gjatë kohës sa ajo ishte ende e punësuar tek ai.

Padia përshkruan disa situata ku West thuhet se ka tentuar ta pëlqejë me forcë Pisciottën pa pëlqimin e saj – dhe një herë kishte edhe arritur ta puthë, gjatë një udhëtimi pune në San Francisko në vitin 2021. Gjatë një udhëtimi tjetër, ai kishte bërë pyetje intime për trupin e saj, ndërkohë që fërkonte organin gjenital mbi pantallona me njërën dorë, ndërsa me tjetrën tentonte ta prekte në pjesët intime.

Kanye West dhe Bianca Censori (Foto: EPA)

Në një tjetër incident të përshkruar në dokument, West dyshohet se ia ka treguar organin gjenital Pisciottës, e ka rrëzuar në shtrat dhe e ka mbajtur të bllokuar.

“Më pas, ai vazhdoi të fërkonte organin e tij mbi fytyrën e saj kundër dëshirës së saj”, thuhet në padi.

“Ndërkohë që Pisciotta, në panik, e lutej të ndalej, ai me forcë i futi penisin në gojë. Ajo mbeti e paralizuar nga tronditja dhe frika, por vazhdoi ta lutej të ndalej. Pas disa çastesh, Ye e ndali aktin, kërkoi falje dhe u largua nga dhoma e saj e hotelit.”

Padia përfshin edhe incidente të tjera shqetësuese, përfshirë një rast ku Ye e kishte kapur për fyti gjatë një koncerti, si dhe një tjetër rast kur thuhet se e kishte mbyllur në dhomë dhe e kishte detyruar të shikonte teksa ai masturbonte.

Foto: EPA

Gjithashtu, dokumenti pretendon se West kishte punësuar një person të tretë për ta përndjekur Pisciottën, duke organizuar thirrje të rreme në shërbimet emergjente, që bënë që në shtëpinë e saj të shkonin policia, shërbime shtetërore dhe kompani të ndryshme të shpërndarjes.

Kur Pisciotta paraqiti padinë e parë vitin e kaluar, ekipi ligjor i West mohoi fuqishëm të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si “shantazh dhe tentativë për zhvatje”. Ata madje paralajmëruan se do të padisin Pisciottën në kundërpadi.

Ndërkohë, Kanye West vazhdon të përballet me kritika të shumta dhe polemika të ashpra. Kohët e fundit, ai ka publikuar një këngë të titulluar “Heil Hitler”, për të cilën iu refuzua hyrja në Australi, dhe gjithashtu ka tentuar të shesë bluza me simbolin e svastikës, pas një sërë deklaratash antisemite që ka bërë më parë.

You Might Also Like

Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës – momenti romantik që mori vëmendjen

“Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës

Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në finalen e Kupës së Botës

Kader Kicaj shfaqet super ‘hot’, vështirë t’i largosh sytë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e guximshme gjatë performancës në Los Angeles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ja kush është i vrari në Batincë – ishte pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut
Next Article Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?