By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manja: ILD dhe KLP të veprojnë pa vonesë ndaj prokurores Gjeli, vendimi minon Reformën në Drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manja: ILD dhe KLP të veprojnë pa vonesë ndaj prokurores Gjeli, vendimi minon Reformën në Drejtësi
Shqipëri

Manja: ILD dhe KLP të veprojnë pa vonesë ndaj prokurores Gjeli, vendimi minon Reformën në Drejtësi

admin
Last updated: 11/07/2025 15:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kërkoi nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të veprojnë me vendosmëri për të garantuar integritetin ligjor të veprimeve apo mosveprimeve të prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila nuk nisi hetimet për ndërtimet pa leje në Theth. Në një deklaratë për mediet, Manja tha se vendimi i prokurores minon Reformën në Drejtësi.

“Shqipëria 2030 në BE ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit evropian të Shqipërisë”, tha Manja.

Manja tha se Thethi është Park Kombëtar dhe që mbrohet nga disa ligje, ndërsa shtoi se prokurorja duhej të merrte edhe mendimin e organeve kompetente që kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura.

“Vendimi tregon nxitim, paaftësi profesionale dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionin e ndjekjes penale. Ka edhe pasaktësi të tjera ligjore që e bëjnë të cenueshëm këtë vendim. Thethi është Park Kombëtar që mbrohet nga disa ligje. Nëse punimet do të lejoheshin me një deklaratë paraprake, do duhej të merrej mendimi i organeve kompetente që kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura”, tha Manja.

Manja shtoi se prokurorja Gjeli i është referuar një ligji që është i shfuqizuar.

“Absurdi qëndron se prokurorja Elsa Gjeli kur përligj vendimin, i referohet një ligji të shfuqizuar që nuk është më në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Tani në Shqipëri vepron ligji 20/20. I është referuar një ligji të vdekur juridikisht”, tha Manja.

“Shqipëria 2030 në BE nuk ndërtohet duke lejuar paligjshmërinë apo me justifikime teknike”, tha Manja.

Duke iu referuar deklaratës së Prokurorisë së Shkodrës në lidhje me rastin, Manja tha se “refuzimi për të hetuar një vepër të tillë penale, por edhe përpjekjet e Prokurorisë Shkodër për të mbrojtur këtë vendim, bien ndesh me frymën e Reformës në Drejtësi dhe pritshmëritë e qytetarëve për drejtësinë”.

“Prokuroria si institucion duhet të japë dhe llogari para qytetarëve, të Shkodrës në rastin konkret, për mbrojtjen e territorit. Drejtësia nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë dëmeve mjedisore”, tha Manja.

Manja kërkoi që “ILD dhe KLP të veprojnë pa vonesë e të hetojnë rastin në përputhje me përgjegjësitë që u ngarkon ligji. Më shumë sesa një rast i vendimit të mosfillimit të hetimit, organet e drejtësisë kanë përgjegjësi për të garantuar integritetin, ligjshmërinë dhe besimin e publikut te drejtësia, që me vendime të tilla minojnë Reformën në Drejtësi, tek kjo drejtësi që po përpiqemi prej 10 vitesh në Shqipëri. Është cenim i shtetit të së drejtës dhe misionit tonë evropian”.

Rasti, sipas Manjës, “krijon precedentë të rrezikshëm në ushtrimin e funksionit të ndjekjes penale dhe i hap rrugës paligjshmërisë në territor”.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati
Next Article Sakrifica e madhe që ka bërë Modric për t’u bërë pjesë e Milanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?