By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “S’kemi prerë në besë askënd”, Rama: Në Theth legalizuam rreth 300 prona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “S’kemi prerë në besë askënd”, Rama: Në Theth legalizuam rreth 300 prona
Shqipëri

“S’kemi prerë në besë askënd”, Rama: Në Theth legalizuam rreth 300 prona

admin
Last updated: 14/07/2025 10:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ku komentoi aksionin e IKMT në Theth, duke theksuar se pret që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të nisë hetimin ndaj prokurores Elsa Gjeli.

Rama tha se në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtues të pafajshëm, por për interesa të qarta fitimi ndërsa theksoi se në pjesën më të madhe, ndërtimet nuk janë bërë nga banorët e zonës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë i cilësoi ndërtimet në Theth si “kriminale” dhe kërkoi që institucionet të mos shmangin përgjegjësitë.

“Po flas për Thethin që të jetë një adresim i qartë për të gjithë dhe të dihet cila është qasja jonë dhe qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, ku thuhet kush e ka fajin? Duket sikur në një pjesë e atyre që komentojnë, fajin ia lënë strukturave të shtetit, dhe nga njëra anë kemi ca njerëz të shkretë, e nga ana tjetër një shtet që i ka lënë të bëjnë ç’të duan në shkelje të ligjit.”-tha Rama. Duhet të sqarojmë se këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë. Në pjesën më të konsiderueshme, nuk janë banorë të atij vendi. Edhe në rastin publik, bëhet fjalë për njerëz që nuk janë shfaqur. Policia po merret me hetimin se si ka ndodhur dhe kush është pas pushtimit kriminal të qendrës dhe zemrës së Thethit”, tha Rama.

Kryeministri tha se qëllimi i ndërtimeve në Theth ka qenë fitimi financiar dhe jo nevoja për banim.

“Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën, por për qëllim fitimi. Nuk di të ketë një teori që të amistojë shkelësin e ligjit. Natyrisht që strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi. Presim çfarë do të bëjë KLP me zonjën Gjeli”, vijoi Rama.

Rama konfirmoi se janë shembur mbi 40 ndërtime të paligjshme në zonë dhe kërkoi hetim të plotë për mosveprimin e Prokurorisë.

Ai foli edhe për akuzat se qeveria kishte “prerë në besë” banorët e zonës, duke iu referuar një reagimi të bërë nga një përfaqësues i kishës.

Rama nënvizoi se ndërtimet e fundit janë bërë në muajt e fundit, duke shkelur ligjin në një zonë të mbrojtur. /euronews/

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jason Momoa hero pas aksidentit tragjik: Nxiton për të ndihmuar një të plagosur të pavetëdijshëm
Next Article MPB: Ndalohen tre shoferë, vozitën në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?