By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme

admin
Last updated: 14/07/2025 21:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, realizoi sot një vizitë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, ku u prit nga drejtori i institucionit, z. Jetmir Rexhepi.

Gjatë vizitës, Mexhiti ndoqi nga afër një shfaqje të jashtëzakonshme artistike, që përfaqëson pasurinë dhe shpirtin e artit shqiptar.

Në takimin me drejtuesin e ansamblit u diskutua për hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të mbështetur dhe fuqizuar më tej këtë institucion të çmuar, i cili ka një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Fuqia e vërtetë e artit ndihet aty ku fjala shndërrohet në këngë, hapi në valle dhe historia merr jetë përmes emocioneve të gjalla. Këta artistë meritojnë kushte të denja dhe përkrahje reale për misionin e tyre fisnik”, theksoi z. Mexhiti.

Në këtë drejtim, u përmend edhe një arritje e rëndësishme për institucionin: pas shumë vitesh pritjeje dhe pasigurie, 38 artistë të Ansamblit janë pajisur me vendime të përhershme pune, një vendim që përbën një kthesë në garantimin e sigurisë profesionale dhe dinjitetit të tyre si bartës të trashëgimisë kombëtare.

Zëvendëskryeministri Mexhiti shprehu përkushtimin e tij të plotë për të qenë zëri dhe mbështetja e çdo institucioni që mbron dhe lartëson shpirtin kombëtar përmes artit dhe traditës.

“Ky është detyrim ndaj vetes dhe brezave që vijnë”, përfundoi ai, duke falënderuar përzemërsisht për pritjen e ngrohtë dhe energjinë e veçantë të artistëve të Ansamblit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina krijon ‘bletë robotike’ për spiunazh
Next Article Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?