By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!
Maqedoni

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

admin
Last updated: 14/07/2025 22:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Deputetja e koalicionit VLEN, Kaltrina Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të partive që për vite të tëra kanë qenë në pushtet në nivel lokal dhe qendror, duke akuzuar ato për manipulime dhe përdorim të Tetovës vetëm për qëllime politike ditore.

“20 vite e harruat Tetovën dhe tetovarët. Sot, pas dy dekadash në pushtet, ju kujtua për Tetovën – por fatkeqësisht, edhe kësaj radhe vetëm për politikë ditore”, deklaroi Beqiri.

Ajo kritikoi mungesën e projekteve konkrete gjatë kohës së qeverisjes së kaluar, duke theksuar se as stadiumi i qytetit nuk ka qenë ndonjëherë në agjendën e tyre.

“Për Tetovën jeni interesuar vetëm kur ju është dashur vota. Sot po përpiqeni të derdhni ‘lot krokodili’, por tetovarët nuk mashtrohen më”, theksoi ajo.

Deputetja e VLEN vlerësoi se puna në qytet tashmë është evidente dhe projekte të mëdha janë në realizim, nën drejtimin e kryetarit aktual, Bilall Kasami.

“Në Tetovë punohet. Tetova po ndryshon. Stadiumi i qytetit është në fazë realizimi – dhe pikërisht Komuna e Tetovës po e realizon atë. Jo ju. Jo përpjekjet tuaja për politikë ditore”, tha ajo.
Beqiri gjithashtu përmendi projektin madhor të teleferikut, me një vlerë rreth 30 milionë euro, për të cilin, sipas saj, kundërshtarët politikë “as që e dinë për çfarë flasin”.

“Mjaft me manipulime! Qytetarët e Tetovës e dinë shumë mirë si ka qenë qyteti kur ju ishit në pushtet, dhe si është sot me Bilall Kasamin në krye të Komunës”, përfundoi ajo.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Mickoski më në fund pranoi se shteti po vonohet me rimbursimet e TVSH-së
Next Article Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?