By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Disney përgatit rikthimin e Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley në “Pirates of the Caribbean”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Disney përgatit rikthimin e Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley në “Pirates of the Caribbean”
Showbizz

Disney përgatit rikthimin e Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley në “Pirates of the Caribbean”

admin
Last updated: 15/07/2025 08:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Franshiza “Pirates of the Caribbean”, një nga më të suksesshmet në historinë e kinemasë, mund të sjellë sërish në ekran kastin origjinal: Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley.

Sipas një raportimi të fundit nga ‘The DisInsider’, Disney është në diskutime për rikthimin e personazheve ikonë, Jack Sparrow, Will Turner dhe Elizabeth Swann, në filmin e gjashtë të sagës.

Në fillimet e saj, kjo aventurë, e prodhuar nga Jerry Bruckheimer, u mbështet te dinamika e tresheve Depp-Bloom-Knightley, duke krijuar një sukses të papritur që u kthye në një fenomen global.

Johnny Depp

Megjithatë, me kalimin e viteve dhe pas largimit të Bloom dhe Knightley, Depp mbeti protagonisti kryesor përkrah aktorëve të tjerë si Geoffrey Rush.

Zërat për rikthimin e mundshëm janë përforcuar edhe nga skena pas titrave të filmit të fundit të sagës, ku Will Turner (Orlando Bloom) dhe Elizabeth Swann (Keira Knightley) shfaqen së bashku.

Në atë skenë, një hije misterioze hyn në dhomën e tyre, duke lënë të kuptohet rikthimi i Davy Jones, një nga antagonistët më të njohur të sagës. Kjo sugjeron një vijim të historisë që përfshin gjithë kastin origjinal.

Aktualisht, pak dihet për projektin e ri. Disa burime thonë se regjia do t’i besohet Joachim Ronning, ndërsa skenari po shkruhet nga Jeff Nathanson.

“Pirates of the Caribbean”

Fansat e sagës presin me padurim që këto spekulime të marrin konfirmim gjatë eventit më të rëndësishëm të Disney, D23 Expo, që do të zhvillohet nga 29 deri më 31 gusht 2025.

Nëse lajmet rezultojnë të vërteta, ky do të ishte një nga rikthimet më të bujshme në historinë e filmave aventurë.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius
Next Article Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?