By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Kulturë e kapur, fonde të zhdukura, trashëgimia që BDI i la shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Kulturë e kapur, fonde të zhdukura, trashëgimia që BDI i la shqiptarëve
Maqedoni

VLEN: Kulturë e kapur, fonde të zhdukura, trashëgimia që BDI i la shqiptarëve

admin
Last updated: 15/07/2025 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare.

Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë.
Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë.

Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u anashkalua, por në disa raste u përdor si instrument për pasurim personal dhe për abuzim me fonde publike.

Rasti më skandaloz: ndërtimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ku, sipas pohimeve zyrtare, është në zhvillim e sipër një proces gjyqësor për dyshime mbi keqpërdorimin e 13 milionë eurove.

Përgjegjësitë janë të qarta, dhe askush nuk mund t’i ikë të kaluarës që vetë e ka ndërtuar.

Sot, kur VLEN është pjesë e Qeverisë, nuk ikim nga përgjegjësia, por as nuk lejojmë që ata që e shkatërruan kulturën shqiptare të luajnë rolin e “mbrojtësve” të saj.

Ne po sjellim një qasje të re: po përgatisim një strategji gjithëpërfshirëse për përfaqësimin kulturor të shqiptarëve. Udhëheqim institucione kulturore që asnjëherë më parë nuk janë udhëhequr nga kuadër shqiptar. Po i hapim institucionet për artistët shqiptarë me dinjitet dhe mbi bazën e meritokracisë. Po mbështesim projekte që i shërbejnë publikut, jo interesave partiake. Po e rikthejmë kulturën si shtyllë të identitetit dhe zhvillimit shoqëror.

VLEN do të qëndrojë gjithmonë në anën e barazisë, meritës dhe dinjitetit kombëtar.

BDI përjashtoi, VLEN përfaqëson.
BDI heshti, VLEN flet me vepra.
BDI abuzoi me kulturën, VLEN po ia kthen dinjitetin.

Kultura nuk është për dekor festiv, por për thelb shoqëror. Me VLEN, ajo nuk do të përjashtohet më.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti dhe emisarja britanike Karen Pierce diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë – Mbretëri e Bashkuar
Next Article MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?