By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 17 vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë, zbardhet ngjarja në Vlorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 17 vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë, zbardhet ngjarja në Vlorë
Shqipëri

17 vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë, zbardhet ngjarja në Vlorë

admin
Last updated: 15/07/2025 09:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e hënë në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçare u dërgua nga familjarët në spital me një plumb në kokë.

Sipas uniformave blu, 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës pas mosmarrëveshjeve që kishte në familje.

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, është arrestuar në flagrancë babai i vajzës, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës. Ai akuzohet veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Babai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, gjë që e ka detyruar atë në gjendje të rënduar psikologjike të tentojë të vetëvritet me armë zjarri, të dyshuar pistoletë.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë gjyshi i të miturës, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, pasi dyshohet se ka pasur në posedim armën e zjarrit me të cilën vajza ka tentuar vetëvrasjen.

Autoritetet vazhdojnë kërkimin për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas ngjarjes, dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

17-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. /euronews/

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin
Next Article xAI e Elon Musk njoftoi një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së me vlerë gati 200 milionë dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?