By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe pse VLEN-i ishin kundër heqjes së drejtorëve ekonomik, Taravari e plotësoi premtimin e partive maqedonase, ua mbylli derën shumë nënave e motrave shqiptare!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Edhe pse VLEN-i ishin kundër heqjes së drejtorëve ekonomik, Taravari e plotësoi premtimin e partive maqedonase, ua mbylli derën shumë nënave e motrave shqiptare!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Edhe pse VLEN-i ishin kundër heqjes së drejtorëve ekonomik, Taravari e plotësoi premtimin e partive maqedonase, ua mbylli derën shumë nënave e motrave shqiptare!

admin
Last updated: 15/07/2025 10:14
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Ish ministri i shëndetësisë Arben Taravri, i cili është kryetar aktual i ASH-së, për periudhën sa ishte në qeveri në pozitën e ministrit, bëri një dëm të madh në menaxhimin e shëndetësisë. Gabim shumë i madh ishte vendimi i tij që të hiqen drejtorët ekonomik nëpër spitale. Në këtë mënyrë, Taravari i largoi kryesisht pozitat që i kishin shqiptarët, duke i mbyllur kështu dyert e qytetarëve shqiptarët të cilët kur kishin ndonjë hall shkonin e drejtoheshin të drejtorët shqiptarë!, shkruan “Zhurnal.mk”

U hoq ekzistenca e dy drejtorëve nëpër spitale

Vetëm një muaj pasi u bë ministër, Taravari kërkoi që në të ardhmen mos të ketë dy drejtorë nëpër spitale. Dhe, pothuajse 40 ditë pasi Qeveria miratoi ndryshimet e propozuara, deputetët në Kuvend miratuan Ligjin për Ndryshime në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, i cili shfuqizon drejtorët ekonomikë, me 71 vota “pro” dhe një “kundër”.

Sipas dispozitave të reja ligjore, u hoq ekzistenca e dy pozicioneve drejtuese – drejtori organizativ dhe ai mjekësor – të cilat më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1,000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet, dhe tani e tutje, këto institucione do të menaxhohen vetëm nga një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e funksionimit të tij.

Në Qendrën Klinike dhe spitale të tjera, kishte gjithsej rreth 30 drejtorë ekonomikë. Drejtorët ekonomikë në klinika u emëruan 18 vjet më parë. Në vitin 2006, pasi VMRO-DPMNE erdhi në pushtet, Qendra Klinike e Shkupit u nda në 32 klinika, me 56 drejtorë dhe 142 anëtarë të bordit. Kjo u bë duke ndjekur shembullin e menaxhimit në banka, kështu që i njëjti sistem u pasqyrua në shëndetin publik – të kishte një drejtor për aspektin mjekësor dhe një të dytë për pjesën administrative dhe financiare të punës, shkruan “Zhurnal.mk”.

Taravari e plotësoi premtimin e partive maqedonase

Vendosja e dy drejtorëve nëpër spitale ishte një arritje e shqiptarëve, sepse këta drejtorë kishin nënshkrim të lidhur. Kjo nënkputonte, që secili drejtor, qoftë ai medicinal dhe ai ekonomik, duhej të nënshrkuanin që të dytë në çdo dokument dhe ai dokument do të ishte valid.

Në këtë formë u gjet mënyra më e mirë që edhe shqiptarët të kenë hisen e tyre në menaxhimin e sistemit shëndetësor. Nëse një klinikë kishte drejtorin medicinal maqedonas, drejtori ekonomik ishte shqiptarë dhe anasjelltas. Rezultatet pozitive të kësaj forme të organizmit ishin të shumta. Nëse një drejtor medicinal dëshironte të punësonte një maqedonas, detyrohej të kërkonte pëlqimin e drejtorit ekonomik që ishte shqiptar, dhe në këtë mënyrë edhe drejtori shqiptar punësonte një kuadër shqiptarë. Kështu ngadalë u rrit numri dhe përfaqësimi i shqiptarëve nëpër spitale.

Thuajse në çdo klinikë, e sidomos në Shkup, ku ishte ëndërr të dëgjohej shqip, gjendej një numër i konsiderueshëm i të punësuarve shqiptarë, qoftë mjek, infermier por edhe të punësuar të thjeshtë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Para se të vinte në pushtet, LSDM e kuptoi se ky ishte një problem – kështu që në programin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 shkroi se do t’i shfuqizonte drejtorët ekonomikë. Dhe me një afat specifik, deri më 1 dhjetor 2017. Kjo nuk ndodhi. Në atë kohë Arben Taravari, si ministër në vitin 2017, shkarkoi disa drejtorë, por nuk e shfuqizoi komplet sistemin. As ministrat e tjerë të shëndetësisë në qeveritë e koalicionit LSDM-BDI, pasi u largua Taravari nga qeveria, nuk arritën ta shfuqizonin këtë ligj, shkruan “Zhurnal.mk”.

Edhe VMRO DPMNE në programin e saj e vendosi këtë premtim, se nëse vjen në pushtet do ta ndryshojë këtë formë të funksionuarit dhe do t’i largojë drejtorët ekonomik.

Në mandatine dytë si ministër, Arben Taravari në vendimin e tij të parë, më 1 korrik tha se e gjithë Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të ketë një drejtor mjekësor dhe një drejtor ekonomik, në vend të situatës aktuale, ku secila klinikë kishte dy drejtorë. Në këtë mënyrë e realizoi premtimin e kahershëm të partive maqedonase që tentuan disa herë ta shfuqizonin këtë mënyrë të të funksionuarit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me këtë vendim, Taravari tani i ka lënë thuajse komplet klinikat nën drejtimin e drejtorëve maqedonas, të cilët i larguan të punësuariot shqiptarë, nuk japin llogari aspak për gjuhën shqipe, për çështjet financiare, për stafin, për mjekët dhe u revanshuan menjëherë duke i larguar të punësuarit shqiptarë me kontrata.

Taravari me këtë mënyrë të të funksionuarit ua mbylli derën shumë nënave e motrave shqiptare, që qoftë edhe për shkak të barrierave gjuhësore, nuk kishin probleme kur paraqiteshin nëpër spitale, sepse atëherë kishte kush të merrej me ata. Tani, askush s’i merr parasysh shqiptarët nëpër spitale dhe çdo ditë e më shumë shtohen ankesat nga të punësuarit se dikur kishte ku të ankoheshin e tani drejtorët maqedonas as që i lejojnë të afrohen te dera.

Taravari duhet të kërkojë falje dhe të japë llogari pse e bëri këtë hap kur edhe vetë partnerët e koalicionit shqiptarë të VLEN-it ishin kundër heqjes së drejtorëve ekonomik nëpër spitale, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit me BERZH-in
Next Article Paraqitje elektronike për akomodim në konvikte nga sot deri më 31 korrik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?