By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KQZ në pritje të kandidaturave të subjekteve politike / Elezi: Afati përmbyllet më 13 gusht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > KQZ në pritje të kandidaturave të subjekteve politike / Elezi: Afati përmbyllet më 13 gusht
Shqipëri

KQZ në pritje të kandidaturave të subjekteve politike / Elezi: Afati përmbyllet më 13 gusht

admin
Last updated: 15/07/2025 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partitë politike kryesore në vendin tonë, duket se po veprojnë si në çdo proces tjetër zgjedhor, duke lënë për ditët e fundit dorëzimin e listës së kandidatëve me të cilët do të garojnë në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Deri më tani, Vetëvendosje, PDK, LDK apo AAK, janë në kërkim të kandidatëve, e që në numër janë shumëfish më shumë se në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, pasi bëhet fjalë për dy lloje të zgjedhjeve, për të parin e komunës dhe për asambleistët. Vetëm LDK ka publikuar listën me emrat e të gjithë kandidatëve me të ciët do të garojë në zgjedhjet për të drejtuar komuna të ndryshme të vendit.

Në një deklarim për EkonomiaOnline, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se afati i hapur më 26 qershor për aplikim online do të përfundojë më 13 gusht 2025.

“Afati i fundit për aplikim online në KQZ për certifikimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale është data 13 gusht. Brenda këtij afati, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe për anëtarë të kuvendeve komunale”, tha Elezi.

Sipas Elezit, është në vullnetin e subjekteve politike të përcaktohen për llojin e zgjedhjeve dhe për komunat në të cilat duan të garojnë.

“Subjektet politike kanë të drejtën e plotë të vendosin në cilat komuna do të marrin pjesë në zgjedhje. Po ashtu, ato përcaktojnë vetë nëse do të garojnë vetëm në Zgjedhje për Kryetar Komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja njëkohësisht në një komunë të caktuar”, tha Elezi.

Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet lokale të rregullta, të cilat janë të tetat me radhë për kuvende komunale dhe të gjashtat me radhë për kryetarë të komunave.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paraqitje elektronike për akomodim në konvikte nga sot deri më 31 korrik
Next Article Haxhiu: Kurti do të takohet me Limajn, ka vullnet nga të dyja palët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?