By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bajrami kritikon liberalizimin e tregut të energjisë: 1300 kompani ende nuk i kanë marrë faturat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bajrami kritikon liberalizimin e tregut të energjisë: 1300 kompani ende nuk i kanë marrë faturat
Maqedoni

Bajrami kritikon liberalizimin e tregut të energjisë: 1300 kompani ende nuk i kanë marrë faturat

admin
Last updated: 22/07/2025 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete  Bajrami ka reaguar ashpër lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e cilësuar të dhunshëm përjashtimin e mbi 1300 kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky veprim është kundërshtuar që në fillim, për arsye se nuk ekziston treg i lirë funksional dhe se institucionet nuk janë të përgatitura për një hap të tillë.

“E kemi kundërshtuar daljen në treg të lirë në mënyrë të dhunshme të rreth 1300 kompanive, ose më saktë, përjashtimin e tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, sepse e kemi ditur që, e para, s’ka treg të lirë, dhe e dyta, që askush nuk është i përgatitur”, ka shkruar Bajrami.

Ajo shton se deri më sot, më 22 korrik asnjë nga kompanitë që janë përjashtuar nga tregu i rregulluar nuk ka marrë faturën për muajin qershor, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta ndaj institucioneve përgjegjëse.

“Sot është data 22 korrik dhe ende asnjë kompani e përjashtuar nga tregu i rregulluar nuk e ka marrë faturën e muajit qershor. Pse? S’po dini si me i faturu? S’po guxoni me treguar sa shumë është rritur çmimi i energjisë për këto kompani? S’po dini si me i kamuflu fitimet marramendëse të Vuk Hamoviqit dhe të NOAs në emër të këtij ‘liberalizimi’?”, ka shkruar tutje deputetja e LDK-së.

Bajrami paralajmëron se hetimet ndaj kompanisë NOA janë tashmë në duart e Prokurorisë Speciale, dhe sipas saj, ato do të shtrihen edhe ndaj zyrtarëve tjerë përgjegjës.

“Një gjë po ju them: hetimet që Prokuroria Speciale ka filluar ndaj NOAs nuk do lënë jashtë asnjërin nga ju, sepse në fund të gjithë përfundoni te fitimet e majme të Vukit dhe NOAs”, ka theksuar Bajrami.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryenin shërbime dentare me preparate pa afat, arrestohen dy stomatologë në Tiranë – procedohen penalisht 12 punonjës
Next Article Barcelona në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e Koundes, synohet blindimi i francezit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?