By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Adili-Emini: Ky është një hap për jetën. Ky është VLEN për njeriun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Adili-Emini: Ky është një hap për jetën. Ky është VLEN për njeriun
Maqedoni

Adili-Emini: Ky është një hap për jetën. Ky është VLEN për njeriun

admin
Last updated: 22/07/2025 13:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Qeveria VLEN ka miratuar ndryshime të rëndësishme në Ligjin për Shtatzëni të Asistuar Biomjekësore, duke i dhënë mundësi më të gjera çifteve që përballen me infertilitet. Me këto ndryshime, qytetarët e siguruar përfitojnë deri në gjashtë përpjekje për fekondim in vitro, përfshirë edhe përdorimin e qelizave të donatorëve të jashtëm. Ligji i ri heq kufizimet mbi moshën dhe numrin e fëmijëve, duke e bërë atë ndër më gjithëpërfshirësit në rajon.

Valbona Adili Emini deklaroi se ky është një hap për jetën dhe një dëshmi e qeverisjes me fytyrë njerëzore: “Nuk vëmë barriera, por krijojmë mundësi për çdo familje që ëndërron të ketë fëmijë.”

Në vazhdim teksti integral i Adili-Emimi:

Në themel të çdo vendimmarrjeje me vlerë duhet të qëndrojë njeriu, me dinjitetin, shpresën dhe të drejtën e tij për jetë të plotë. Ndër të gjitha dhimbjet që mund të përjetojë një familje, ajo e pamundësisë për të sjellë në jetë një fëmijë është ndër më të thellat. Dhe detyra jonë, si përfaqësues të popullit, është që të ndërtojmë politika që jo vetëm dëgjojnë këtë dhimbje, por i përgjigjen me zgjidhje konkrete.

Pikërisht nga kjo filozofi dhe ndjenjë përgjegjësie njerëzore e institucionale, Qeveria VLEN, ndërmori një hap të rëndësishëm: ndryshimin e Ligjit për Shtatzëni të Asistuar Biomjekësore, që u bë i mundur me ndryshimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësor.

Ky ndryshim lejon që qytetarët e siguruar të përfitojnë nga procedurat e fekondimit in vitro, përfshirë: Fekondimin autolog, ku përdoren qelizat riprodhuese të çiftit, ruajtja e lidhjes gjenetike me prindërit biologjikë. Fekondimin alogjenik, ku përdoren qeliza nga donatorë të jashtëm, për rastet kur çiftet nuk kanë mundësi të prodhojnë qeliza të shëndetshme.

Nga tri përpjekje që lejoheshin më parë, me ndryshimet e reja, numri i përpjekjeve rritet deri në gjashtë, duke rritur ndjeshëm shanset për një shtatzëni të suksesshme. Kjo është më shumë se një ndryshim teknik, është një hap i madh drejt drejtësisë shëndetësore, barazisë në trajtim dhe përkujdesjes së mirëfilltë për qytetarin.

Për më tepër, ky ligj është një nga më të avancuarit në rajon, sepse: nuk vendos kufizime në moshë, nuk kufizon numrin e fëmijëve që mund të lindin nga kjo procedurë. Pra, vendi ynë tashmë ofron një nga modelet më gjithëpërfshirëse për çiftet që përballen me sfida të infertilitetit.

Ky nuk është vetëm një ligj, por një angazhim i sinqertë i VLEN-it për të qenë pranë qytetarëve, aty ku politika ka kuptim: në jetën reale, në ëndrrat e prindërve të ardhshëm, në të ardhmen që dëshirojmë ta ndërtojmë së bashku.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qeverisja jonë është qeverisje me fytyrë njerëzore. Ne nuk bëjmë dallime, nuk vëmë barriera, nuk shpërndajmë premtime boshe, ne krijojmë mundësi.

Ky është një hap për jetën.

Ky është VLEN për njeriun.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Valbona Adili Emini

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vrasje dhe rrahje të reja në luftën e klaneve në Mal të Zi
Next Article Kryeparlamentari Afrim Gashi e trajton me prioritet Ligjin për shkollat e mesme fetare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?