By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sllaveski përsëri e aktualizoj çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sllaveski përsëri e aktualizoj çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal
Maqedoni

Sllaveski përsëri e aktualizoj çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal

admin
Last updated: 22/07/2025 18:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Guvernatori i Bankës Popullore (BP) Trajko Sllaveski sot përsëri e aktualizoi çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal. Siç tha në takim publik të punës në Odën Ekonomike, nuk mundet pafundësisht të tolerohen njerëz që nuk janë në gjendje t’i shlyejnë detyrimet e tyre.

Të gjitha vendet e zhvilluara, theksoi Sllaveski, kanë rregullore për falimentim personal.

“Kjo ndoshta është më shumë një çështje për Ministrinë e Financave, por së bashku mund të mendojmë nëse është momenti  për të shkuar me këtë lloj rregulloreje – ligji i falimentimit personal. Sipas informacioneve të mia, kemi rreth 120.000 llogari të bllokuara, qytetarë pa qasje në institucionet financiare. Ata janë viktima të disa ofruesve të kredive  me norma të larta interesi, fajdexhi. Duhet të aktualizohet çështja, unë kohë më parë e kam ngritur edhe si ministër i Financave, a është koha që të miratojmë një ligj për falimentimin personal, i cili do të zgjidhte disa çështje. Nuk mund  në pafundësi të tolerohet një situatë e tillë – njerëz që nuk mund t’i shlyejnë detyrimet e tyre, ndërsa ato po shtohen me interesat e borxhit”, theksoi guvernatori.

Në pyetjen e gazetarëve pse çmimet e banesave po rriten, guvernatori tha se NB mund të veprojë vetëm brenda kornizës së kreditimit të saj.

 Në kuadër të debatit publik, profesoresha Irena Kikerkova nga Fakulteti Ekonomik – Shkup theksoi se Banka Popullore nuk ofron analiza të thellësishe për strukturën e vërtetë të prodhimit dhe të problemeve në ekonomiënë e Maqedonisë, por del me analiza dhe të dhëna relativisht të dobëta vetëm për disa kategori produktesh nga zonat e lira dhe kompanitë më të mëdha brenda tyre. Ajo e luti guvernatorin që t’i rikonstruktojnë ekipet që bëjnë analiza, “pasi koha që vjen do të jetë shumë e rëndësishme edhe për krijuesit e politikave ekonomike”.

 Sllaveski në prezantimin e tij para afaristëve, edhe një herë përsëriti se shkalla e ulët e inflacionit dhe stabiliteti financiar mbeten prioritete kryesore të Bankës Qendrore.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shuhet zjarri në Koçan, hospitalizohen tre persona
Next Article Endri Shabani i përgjigjet Lapajt, tregon negociatat me dajën: U ulën të dy, por e quajti Adriatikun gënjeshtar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?