By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi përfundon debatin për projektligjin që u jep të drejtën për maturë nxënësve të shkollave fetare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi përfundon debatin për projektligjin që u jep të drejtën për maturë nxënësve të shkollave fetare
Maqedoni

Kuvendi përfundon debatin për projektligjin që u jep të drejtën për maturë nxënësve të shkollave fetare

admin
Last updated: 22/07/2025 22:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Kuvendi sot pasdite e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth Projektligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me të cilin propozohet që nxënësit e Shkollës së Mesme Teologjike “Isa Beg” dhe të Shkollës Teologjike “Shën Klimenti Ohrit” të kenë të drejtë të japin provimin e maturës shtetërore dhe të kenë të drejtë të vazhdojnë arsimin e tyre në institucionet e arsimit të lartë në vend.

“Nxënësit e regjistruar në Shkollën e Mesme Teologjike “Isa Beg” – Shkup dhe në Shkollën Teologjike Ortodoske – Shkup kanë të drejtë të japin provimin e maturës shtetërore, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Mesëm dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të tij, duke përfshirë Konceptin për Provimin e maturës shtetërore, provimin e maturës shkollore dhe provimin përfundimtar. Nxënësit që kalojnë me sukses provimin e maturës shtetërore fitojnë të drejtën të vazhdojnë arsimin e tyre në institucionet e arsimit të lartë në vend”, thuhet në elaborimin e Projektligjit.

Qëllimi i ligjit, siç u shpjegua në seancën parlamentare, është të sigurojë trajtim të barabartë të të gjithë nxënësve dhe të krijojë një bazë ligjore për integrimin e plotë të nxënësve nga shkollat e mesme fetare në sistemin arsimor të shtetit.

Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu tha se me këtë ligj nuk vihet në pikëpyetje sekularizmi i shtetit dhe se shteti nuk do të ketë asnjë barrë financiare.

“Baratohen të gjithë nxënësit dhe shteti tregon se të gjithë janë njësoj. Financimi i këtyre shkollave nuk do të jetë në ngarkesë të shtetit. Sekularizmi i shtetit nuk cenohet sepse organizatorët e këtyre shkollave janë bashkësitë fetare”, tha Aliu.

Theksoi se shembuj të tillë ka në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në SHBA.

Për opozitën, një zgjidhje e tillë ligjore është jokushtetuese dhe diskriminuese sepse do të zbatohet vetëm për shkollat fetare – Shkollën e Mesme Teologjike “Isa Beg” dhe Shkollën Teologjike Ortodokse.

Deputeti Rexhep Ismail nga “E Majta” kërkoi që ligji të tërhiqet dhe të hapet një debat më i gjerë për të.

Projektligji, i cili do të zhvillohet në procedurë të rregullt, po shqyrtohet nga Komisioni amë për Arsim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qeveria mori vendim për furnizimin e grurit dhe orizit nga prodhimi vendor
Next Article Mexhiti: BDI-ja fshihet prapa Danellës dhe e përdor në prag të zgjedhjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?