By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Realizimi i projekteve nga thirrja e dytë fillon pasi komunat të bëjnë ribalancin e buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Realizimi i projekteve nga thirrja e dytë fillon pasi komunat të bëjnë ribalancin e buxhetit
Maqedoni

Realizimi i projekteve nga thirrja e dytë fillon pasi komunat të bëjnë ribalancin e buxhetit

admin
Last updated: 23/07/2025 13:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Karabincë, 23 korrik – Komunat duhet të bëjnë ribalancin e buxhetit dhe ndryshime në Planin për furnizimet publike, pas së cilës menjëherë mund të hapin procedurat për zgjedhjen e kontraktorëve të projekteve me të cilat kanë aplikuar për përdorimin e fondeve nga thirrja e dytë nga kredia hungareze, theksoi sot ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllato Perinski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kur komunat do të mund të përdorin paratë nga thirrja e dytë, për të cilën disa ditë më parë kryetarët e komunave nënshkruan marrëveshje me ministrat në Qeveri, Perinski theksoi se afati për implementim nuk mund të parashikohet në këtë moment.

“Kemi projekte të cilët janë në nivel më pak se një milion denarë, por, kemi edhe projekte që janë mbi 150 milionë denarë dhe dinamika e kryerjes së punëve, vertetë varet shumë nga madhësia e projektit. Pres dhe është në interes të qytetarëve dhe të vetë kryetarëve të komunave, që dinamika nga thirrja e dytë të realizohet në përputhje me rrethanat, në mënyrë të ngjashme me atë si është realizuar implementimi i mjeteve nga thirrja e parë”, tha Perinski.

I pyetur se sa projekte janë realizuar nga thirrja e parë nga kredia hungareze, Perinski u përgjigj se më shumë se gjysma e projekteve të para të paraqitura nga thirrja e parë janë realizuar.

Ministri pret që këto projekte të japin një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së qytetarëve. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 19 miliardë denarësh, ndërsa numri i përgjithshëm i projekteve është 1.116.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 17 korrik, kur u nënshkruan marrëveshjet për projektet për përdorimin e fondeve nga thirrja e dytë e kredisë hungareze, tha se me rreth 14 miliardë denarë ose 225 milionë euro do të financohen 828 projekte në komunat.

Pjesa më e madhe e projekteve (589) janë nga fusha e transportit, për të cilat do të ndahen mbi tetë miliardë denarë, pas çka pasojnë projektet nga fusha e mjedisit (143), për të cilat do të investohen mbi 2,4 miliardë denarë, arsimi (48), për të cilat do të investohen 1,6 miliardë denarë, ndërsa ka edhe projekte në fushat e kulturës, sportit dhe politikës sociale.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të premten dhe të shtunën temperatura deri në 43 gradë
Next Article Komuna e Ilindenit pas gjysmë shekulli u bë me qendër të re shëndetësore me 14 ordinanca

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?