By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore
Maqedoni

Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

admin
Last updated: 23/07/2025 16:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik – Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, sot në konferencë për shtyp tha se nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi ligje të reja për administratën publike, me të cilat do të shfuqizohet titulli “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”. Ai tha se këto dy terme kanë poshtëruar shqiptarët në çdo zyrë shtetërore.

“Qeveria VLEN ka marrë një vendim historik në kuadër të reformës së administratës publike. Me ligjet e reja për administratën publike, do të shfuqizohen përfundimisht titujt diskriminues “pomlad sorabotnik” dhe “pomlad referent”, që për dy dekada poshtruan shqiptarët në çdo zyrë shtetërore. Me VLEN, nuk ka më “bashkëpunëtor të ri”! Nuk ka më “referent të ri”!”.

“Duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor i ri” do të avancohen automatikisht në gradën “bashkëpunëtor”. Të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor” do të bëhen “bashkëpunëtor profesional”. Ata me arsim të mesëm që mbajnë titullin “referent i ri” ose “referent” do të avancohen në gradën “referent i lartë”. Titulli “referent i lartë” do të zëvendësohet me “referent i pavarur”. Të gjitha këto ndodhin automatikisht, me fuqinë e ligjit, pa procedura shtesë. Këto janë vendim i qartë për dinjitetin e nëpunësve administrativ”.

Ai theksoi se BDI kishte gjithë kohën ta bënte këtë gjë, por nuk deshi apo nuk mundi”.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi administrative. Është korrigjim i një padrejtësie historike. Është politikë me integritet. Këtu bëhet fjalë për fuqizimin e shqiptarëve në institucione. Kështu japim një mesazh të qartë: se koha e nënçmimit ka përfunduar.
Tash është koha e respektit dhe e barazisë. Sepse për ne, barazia nuk është slogan fushate, por thelbi i pushtetit. Dhe këtë pushtet ne nuk e përdorim për të sunduar, nënshtruar apo kushtëzua. Pushteti për ne përdoret për të çliruar potencialin e shqiptarëve, për t’ua kthyer shqiptarëve dinjitetin e cunguar”, tha mes tjerash Fetai.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hapet grupkapitulli i fundit BE-Shqipëri
Next Article Kina përforcon mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara në periudhën e 14-të të Planit Pesëvjeçar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?