By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetë gjëra që s’duhet t’i bëni asnjëherë në një dasmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Tetë gjëra që s’duhet t’i bëni asnjëherë në një dasmë
Showbizz

Tetë gjëra që s’duhet t’i bëni asnjëherë në një dasmë

admin
Last updated: 23/07/2025 21:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një dasmë është gjithnjë një event i rëndësishëm dhe kur je i ftuar, përgjegjësia është e konsiderueshme.

Asnjë çift nuk dëshiron ngjarje të pakëndshme, edhe pse të papriturat s’mund të shmangen, por kushdo që merr pjesë, mund të kontrollojë sjelljen e tij. Eksperti i etikës sociale,Gramt Harrold, zbulon disa nga gabimet më të tmerrshme që një i ftuar mund të bëjë në një dasmë dhe si mund t’i shmangë.

Vonesa

“I vetmi person që mund të vijë me vonesë është nusja. Nëse do të vonohesh, mos shko. E thjeshtë, dhe kërko ndjesë për mungesën.” Në fjalë të tjera, merrni parasysh trafikun dhe pengesa të tjera. I vetmi rast kur vonesa pranohet është kur ju e dini që nuk do të mbërrini në kohë dhe i keni njoftuar dasmorët përpara ditës së madhe.

Të merrni dikë me vete pa pyetur

Mund të jetë shumë tunduese nëse nuk doni të shkoni vetëm, por nëse ftesa nuk specifikon që mund të merrni dikë, mos e bëni. Gjithçka është e planifikuar dhe një i (pa)ftuar thjesht do të shkaktonte probleme në organizim.

Të visheni si shoqërueset e nuses

Mos u vishni me ngjyra të ngjashme me shoqërueset e nuses sepse është diçka që e ka zgjedhur ajo dhe është dita e saj. Ajo duhet të shkëlqejë mbi këdo tjetër.

Mosrespektimi i ritualeve religjioze

Edhe nëse nuk i përkisni një besimi të caktuar, kjo nuk vlen për shumë të tjerë. Nëse ftoheni në një dasmë që do të mbahet në një institucion besimi, silluni dhe vishuni në mënyrë të përshtatshme dhe mos u ankoni. Në të kundërt, shmangeni.

Shpërqendrim

Ulërimat apo rrëmuja do ju vënë në qendër të vëmendjes dhe jo për një arsye të mirë. Lërini hapësirën e vet çiftit dhe përpiquni të mos shkaktoni rrëmujë.

Ndërprerja e fjalimeve

Fjalimet janë një nga pjesët më të rëndësishme të dasmës. Mos ndërhyni, thjesht dëgjojini dhe mos ndërprisni askënd.

Dhurata

Dhurata për çiftin është shumë e rëndësishme. Nuk ka asnjë justifikim nëse nuk dhuroni asgjë. Nëse çifti ka një listë, mund të zgjidhni prej saj por mos shkoni kurrë duarbosh.

Ankesa

Sado e mirëorganizuar të jetë një dasmë, nuk nënkupton se çdo i ftuar do të mbetet i kënaqur. Sigurisht, dikush mund ta ketë më të lehtë të ankohet dhe çifti e di mirë se cili mund të jetë i ftuari, por nuk ka asnjë arsye që të jeni ju.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përforcohet Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, angazhohen 15 profesionistë të rinj
Next Article Shalqiri, fruti që shoqëron ditët e nxehta të verës, gabimi që duhet të shmangni për të mos rrezikuar helmimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?