By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria miraton strategjinë e re të turizmit 2024–2030, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria miraton strategjinë e re të turizmit 2024–2030, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike
Shqipëri

Qeveria miraton strategjinë e re të turizmit 2024–2030, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

admin
Last updated: 31/07/2025 18:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strategjia e re parashikon ndarjen e vendit në 6 rajone turistike të mirëpërcaktuara, me qëllim lehtësimin e menaxhimit të destinacioneve dhe zhvillimin e produkteve të reja turistike në përputhje me potencialet specifike të secilit rajon.

Zonat janë:

  • Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut
  • Rajoni turistik verior i brendshëm
  • Rajoni turistik i Tiranës
  • Rajoni turistik qendror
  • Rajoni turistik i bregdetit të Jonit
  • Rajoni turistik jugor i brendshëm

Strategjia përcakton objektiva të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në vitin 2030, të shoqëruara me zgjerim të kapaciteteve akomoduese, rritje të cilësisë së shërbimeve, si dhe detyra të reja për institucionet shtetërore që mbulojnë sektorin.

Në një video-mesazh, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.

“Sot mirënjohje për të gjithë stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për ata dhjetëra specialistë që u përfshinë në hartimin e kësaj strategjie dhe sigurisht për partnerët tanë të GIZ që japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”, shprehet Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Audi dhe Revolut bashkojnë forcat në Formula 1, partnerë titulli për 2026-tën
Next Article Dëmet e shkaktuara nga zjarret, Qeveria e Shqipërisë me paketë mbështetëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?