By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit/ Hasani: Parimet mbeten themeli i paqes dhe sigurisë në Evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit/ Hasani: Parimet mbeten themeli i paqes dhe sigurisë në Evropë
Shqipëri

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit/ Hasani: Parimet mbeten themeli i paqes dhe sigurisë në Evropë

admin
Last updated: 31/07/2025 18:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë “Helsinki+50”, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Finlandës.

Aktiviteti shënoi gjysmëshekullin e dokumentit themelues të OSBE-së, një moment kyç në historinë e sigurisë evropiane dhe një pikë referimi për marrëdhëniet ndërkombëtare të bazuara në parime dhe rregulla.

Në fjalën e tij, Ministri Hasani theksoi se parimet themelore të Aktit Final – përfshi respektimin e sovranitetit, integritetit territorial, mos-përdorimin e forcës dhe respektimin e të drejtave të njeriut – nuk janë thjesht norma historike, por udhërrëfyes të domosdoshëm për rendin ndërkombëtar sidomos në ditët e sotme.

“Shkelja e vazhdueshme e këtyre parimeve nga Federata Ruse përmes agresionit të saj ndaj Ukrainës përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për besueshmërinë e OSBE-së,” deklaroi Ministri Hasani. “Pikërisht në një mjedis të tillë, roli i OSBE-së si platformë për dialog dhe si mbrojtëse e parimeve të Helsinkit bëhet edhe më i domosdoshëm.”

Ministri theksoi se Shqipëria, si vend anëtar aktiv dhe ish-kryesuese e OSBE-së, mbetet e angazhuar për një organizatë funksionale dhe efektive, e aftë të përgjigjet ndaj sfidave moderne, që nuk janë vetëm ushtarake, por edhe digjitale, hibride, mjedisore dhe sociale.

Në Konferencën “Helsinki+50” morën pjesë përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në OSBE, partnerëve për bashkëpunim, institucioneve ekzekutive të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Konferenca u përshëndet gjithashtu nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.

Konferenca riafirmoi rëndësinë e trashëgimisë së Aktit Final të Helsinkit dhe nevojën për të forcuar angazhimin ndaj parimeve të tij, në një kohë kur rendi ndërkombëtar përballet me tensione të rritura dhe sfida të reja.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dëmet e shkaktuara nga zjarret, Qeveria e Shqipërisë me paketë mbështetëse
Next Article “PD në agoni”, Dash Sula: Nuk i jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika në këtë mënyrë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?