By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria në pushime – Emrat e kabinetit të ri pritet të zbulohen në fund të gushtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria në pushime – Emrat e kabinetit të ri pritet të zbulohen në fund të gushtit
Shqipëri

Qeveria në pushime – Emrat e kabinetit të ri pritet të zbulohen në fund të gushtit

admin
Last updated: 31/07/2025 19:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se qeveria ka hyrë në fazën e pushimeve verore. Edhe pse u paraqit fillimisht si një mbledhje pune, kreu i qeverisë u ka komunikuar ministrave se takimi i radhës do të zhvillohet në fund të muajit gusht, duke i dhënë kështu dritën jeshile nisjes së pushimeve.

Në këtë mbledhje, Rama ka lënë të kuptohet se emrat e kabinetit të ri qeveritar do të bëhen publikë pas përfundimit të pushimeve. Pritet që në fund të gushtit të mësohet se cilët ministra do të vijojnë me një mandat të dytë dhe cilët do të zëvendësohen, në funksion të performancës së tyre gjatë këtij mandati.

Gjatë muajve të fundit, Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit angazhim të shtuar në terren, sidomos në zbatimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike, të cilin e ka konsideruar pjesë të “reformës për zhvillimin e territorit”. Ai ka kërkuar rezultate konkrete dhe qartësi në zbatimin e reformave, duke mos kursyer kritikat ndaj atyre që nuk kanë përmbushur pritshmëritë.

Ndryshime priten edhe në strukturat e Partisë Socialiste, me Ramën që ka paralajmëruar një vjeshtë aktive dhe jo të qetë për socialistët, duke lënë të hapur skenarin e një riformatimi të thellë politik brenda partisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PS e PD bëhen bashkë për të votuar Parkun Fotovoltaik në Nivicë! Banorët: Po na gllabërojnë pronat tona
Next Article Çitaku i reagon Hajdarit: Po shqetësohesh pse Prokuroria paska pasur qasje në dokumente “sekrete”, sekrete që i ke ndarë me Ridvanin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?