By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burimi ndotet nga inertet, “Uji i Ftohtë” në Vlorë, qytetarët: Bashkia të ndërhyjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Burimi ndotet nga inertet, “Uji i Ftohtë” në Vlorë, qytetarët: Bashkia të ndërhyjë
Shqipëri

Burimi ndotet nga inertet, “Uji i Ftohtë” në Vlorë, qytetarët: Bashkia të ndërhyjë

admin
Last updated: 03/08/2025 18:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zona e tunelit në Vlorë është bërë e njohur për shkak të burimit të ujit të pijshëm, ku qytetarët furnizohen çdo ditë.

Gjatë javëve të fundit është vënë re prani e madhe inertesh, të cilat kanë bllokuar burimin, ndërsa banorët i bëjnë thirrje bashkisë të veprojë.

Kur në banesat e tyre nuk kishin ujë, qytetarët vlonjatë gjithmonë e kishin një zgjidhje alternative për t’u furnizuar, atë të tunelit në Ujin e Ftohtë. Një burim me ujë të kristaltë, i cili ishte dhe ndalesa e parë edhe për çdo turist që i drejtohet jugut të vendit, por nuk dihet nëse do të ndodhë më kjo gjë në vijim.

Prej kohësh, në burim është vënë re prani e madhe inertesh, që thuajse e ka zhdukur atë.

“Aty mbushin ujë të gjithë, pa lekë e marrin, ujë shumë i mirë, ujë për rekord. Vlonjatët këtu vijnë mbushin”, thotë një banor.

“Burim shekullor, i rëndësishëm për qytetarët. Para 30 vitesh ishte më mirë”, shprehet një tjetër.

Qytetarët kanë opinione të ndryshme sa i përket ndotjes, por nëpërmjet Euronews i bëjnë thirrje institucioneve.

“Duhet pastruar, pastrimi është i mirë. Unë rri te rrapi, atje mbusha ujë, ai është ujë i mirë”, apelon një banor

“Ka qenë i pastër, i kthjellët, që kur u bënë shtëpitë, ujërat e zeza vijnë. Ky ujë po sëmur shumë njerëz”, shprehet një tjetër.

Edhe në ditët më kritike të Vlorës, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, burimi te zona e rrapit dhe ai te tuneli kanë funksionuar gjithmonë, duke u kthyer në një shpëtim për qytetarët.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tjetër goditje ndaj paktit Rama-Meloni/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet kujdes mjekësor!
Next Article Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama vijon me postimet e videove nga aksioni: Ecim…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?