By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Portale “partiake”! A po e bën të njëjtin gabim VLEN-i siç e bëri BDI-ja?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Portale “partiake”! A po e bën të njëjtin gabim VLEN-i siç e bëri BDI-ja?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Portale “partiake”! A po e bën të njëjtin gabim VLEN-i siç e bëri BDI-ja?

admin
Last updated: 12/08/2025 10:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Me shpalljen e datës së zgjedhjeve, kanë filluar të lindin portale partiake si “këpurdhat pas shiut”. Kjo e tëra po bëhet nga partitë politike, me të vetmin qëllim që nëpërmjet këtyre portaleve fiktive, të bëhen raportime të pasakta, të lëshohen sa më shumë shpifje, akuza e kundër akuza në publik, shkruan “Zhurnal.mk”.

Një lojë të tillë mediatike e kishte bërë dikur BDI-ja, sidomos në zgjedhjet e fundit, kur nën diktatin e Artan Grubit kishin hapur me dhjetëra portale fiktive të cilat publikonin dhe shpërndanin lajme të rreme gjithandej. Kjo politikë e bombardimit të qytetarëve me lajme të rreme, i kushtoi shumë kësaj partie, sepse kur doli në shesh e vërteta, populli nuk i beson më kësaj partie.

Fushata e Artan Grubit ishte ngjashëm si ngjarja e bariut kur e gënjeu fshatin se “ujku ia hëngri delet, dhe në fund kur me të vërtetë ujku ia sulmoi delet, askush nuk i doli në ndihmë”!

Tani shtrohet pyetja se a po e bën të njëjtin gabim edhe VLEN-i, ku portale të shumta janë duke u lancuar në publik, të cilat mundohen me lajme të rrejshme të bëjnë fushatë zgjedhore.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, u fol shumë për portalet që krijohen nga hiçi. Disa muaj para zgjedhjeve hapen portale nga hiçi të cilat përhapin lajme të rreme dhe marrin para nga shteti, ndërsa në fund mbyllen dhe nuk japin asnjë llogari për dënim e shkaktuar.

Pra përveç qëllimit që këto portale partiake hapen për të lëshuar në opinion sa më shumë shpifje, akuza dhe lajme të rreme, ata nëpërmjet këtyre portaleve bëjnë larje të parave, i qarkullojnë paratë nga një “xhep në tjetrin” dhe thithin nga buxheti i shtetit i ndarë për reklama dhe për partitë politike.

Maqedonia e Veriut është vend i njohur botërisht për “fake news” ose lajme të rreme që lëshohen nga portale të sapohapura, e që shpesh herë janë nga aktivistë partiak, por këtu përfshihen edhe shëbrime të ndryshme. Me portale të “ad hoc” dhe me lajme të rreme në Maqedoninë e Veriut ndikon shumë edhe propaganda ruse dhe ajo serbe, sepse shpërndajnë lajme që kanë për qëllim përçarje etnike dhe shkaktojnë trazira, ndërsa shpesh në gjuhën shqipe shfaqin gënjeshtra dhe shpifje për procese të ndryshme, kryesisht në aspektin etnik.

Të dhënat vitin e kaluar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor treguan se mbi 800 mijë euro janë shpenzuar në zgjedhjet parlamentare për reklamim në më shumë se 150 portale të internetit.

Vitin e kaluiar para zgjedhjeve parlamentare pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për financim për reklamim partiako-politik në fushatën zgjedhore kishin aplikuan 250 portale online, ndërsa mësohet se rreth 150 portale kishin marrë para nga shteti.

Një portal mund të marrë maksimum 15.000 euro nga një pjesëmarrës në zgjedhje, ndërsa çdo parti ose koalcion zgjedhor vendos vetë se cilit portal online do t’ia japë paratë për reklama.

Se portalet partiake krijohen vetëm e vetëm për të marrë reklama dhe janë në gjendje të shpërndajnë çdo lajm partiak ishte fkati se në atë listë të portaleve që përfituan ishin portale që nuk janë të regjistruara në domenin .mk, që nuk kanë të dhëna për pronësinë, që nuk kanë impresum, ose nuk kanë të dhëna për botuesin apo redaksinë, që nuk janë portale klasike informative etj.

Aktivistë partiakë pak para zgjedhjeve kanë hapur portale me lajme të transkriptuara për një periudhë të shkurtër para zgjedhjeve, kanë marrë nga partia disa mijëra euro për reklama dhe i kanë mbyllur mediat pas procesit zgjedhor dhe pas përfundimit të pagesave.

Këtë gabim nuk guxon ta bëj VLEN-i njejtë siç e bëri BDI-ja sepse populli thotë “duke ia bë gropën tjetër kujt, bie vetë në të” e sidomos me portale partiake e me lajme të rreme e humb kredibilitetin te mediat serioze që janë të njohura në vend dhe më gjerë, shkruan Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 24 vjet nga masakra dhe tmerri në Luboten
Next Article Ali Ahmeti për ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e çmimit të shqiptarëve për liri e barazi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?