By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO: Nuk ka më individë të paprekshëm dhe të mbrojtur nën mburojën politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO: Nuk ka më individë të paprekshëm dhe të mbrojtur nën mburojën politike
Maqedoni

VMRO: Nuk ka më individë të paprekshëm dhe të mbrojtur nën mburojën politike

admin
Last updated: 12/08/2025 11:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Koha e “siç ka qenë deri tani” ka përfunduar. Kjo nuk është vetëm një frazë boshe, por tashmë po dëshmohet me vepra konkrete.

Respektimi i ligjeve dhe procedurave nuk është përjashtim, por rregull i patjetërsueshëm që duhet të zbatohet nga të gjithë. Kushdo që vepron në kundërshtim me ligjin, do të përballet me përgjegjësi dhe drejtësi.

Nuk ka më individë të paprekshëm dhe të mbrojtur politikisht, të lidhur me ndonjë parti politike. Nuk ka më raste të fshehura në sirtarë apo raste të mbuluara. Tani përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, dhe shkelja e ligjit, procedurave dhe parimeve ndëshkohet.

Një shembull konkret është ish-shefi i policisë në Demir Hisar, i cili u shkarkua menjëherë për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj një personi gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Përveç shkarkimit, Ministria e Punëve të Brendshme dënoi ashpër veprimin joprofesional dhe joetik, duke hapur procedurë disiplinore kundër tij.

Ky rast është dëshmi e qartë se nuk jemi të gjithë njësoj, se qasja jonë është e ndershme dhe pa kompromis, dhe se koha e “siç ka qenë” ka përfunduar.

Duhet të kujtojmë se një qasje e tillë ndaj përgjegjësisë dhe ndëshkimit të shkeljeve nuk ekzistonte gjatë kohës së Zaevit, Spasovskit dhe Ahmetit.

Në atë periudhë, vetëm kundërshtarët politikë procedoheshin dhe arrestoheshin, ndërsa kriminelët, huliganët dhe “sherifët lokalë” nga radhët e tyre gëzonin mbrojtje të plotë.

Shërbimet e Zaevit dhe Spasovskit shfaqnin forcë vetëm ndaj politikanëve nga tabori i kundërt me LSDM dhe BDI – duke i arrestuar herët në mëngjes para syve të fëmijëve të tyre, duke hyrë në shtëpi pa urdhër gjykate dhe duke ushtruar terror politik ndaj familjeve të të ndaluarve.

Një shembull klasik i këtij persekutimi është rasti i Gordana Jankullovskës, të cilën e ndanë nga foshnja e saj, ndërkohë që Zaev udhëtonte dhe priste delegacione në Mercedesin për të cilin ajo u dënua.

Sa herë që donte të shpërqendronte opinionin publik dhe të shmangte problemet reale, regjimi i LSDM-së arrestonte dhjetëra herë Mile Janakieskin, duke i hyrë në shtëpi herët në mëngjes para fëmijëve të tij të mitur. As Spiro Ristovski nuk u kursye, i rrahur dhe keqtrajtuar në burg nga të tjerët.

Këto ishin kohët e urrejtjes, persekutimit politik dhe abuzimit me institucionet nga ana e Zaevit, Spasovskit dhe Ahmetit, kundër çdo kujt që nuk ishte pjesë e LSDM-së ose BDI-së.

Por kjo kohë ka marrë fund, sepse tani, në përputhje me ligjin dhe procedurat, kushdo që shkel rregullat – pa marrë parasysh pozitën që mban – do të mbajë përgjegjësi thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH: VLEN dhe Mickoski po shantazhojnë të rinjtë shqiptarë me punësime të përkohshme për përfitime politike
Next Article Zbuloni parashikimin e yjeve, 12 gusht 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?