By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Inflacioni”, LSDM-ja hedh poshtë pretendimet e Mickoskit: Shpenzimet rriten dyfish më shumë se pagat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Inflacioni”, LSDM-ja hedh poshtë pretendimet e Mickoskit: Shpenzimet rriten dyfish më shumë se pagat
Maqedoni

“Inflacioni”, LSDM-ja hedh poshtë pretendimet e Mickoskit: Shpenzimet rriten dyfish më shumë se pagat

admin
Last updated: 12/08/2025 14:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Pretendimet e kryeministrit Hristijan Mickoski se çmimet e produkteve rriten për shkak të rritjes së pagave dhe pensioneve, nuk mbajnë ujë thonë nga opozita. Sipas Fatmir Bytyqit nga LSDM, rritja e pagave dhe pensioneve nuk ka pasur asnjë ndikim tek shporta konsumatore sepse siç thotë, shpenzimet janë rritur dyfish më shumë.

Sipas tij, vlera e shportës sindikale nga 61,855 denarë në mars, shkoi në 65,328 denarë në korrik. Pensioni mesatar në prill ishte 26,163 denarë, e në qershor 26,207 denarë, tha Bytyqi.

“Që do të thotë një rritje shtesë prej 1420 denarëve vetëm për dy muaj. Për të njëjtën periudhë, nuk ka të dhëna për pagën mesatare por trendi i muajve të mëparshëm tregon qartë se rritja e pagave është shumë më e ngadaltë se rritja e shpenzimeve. Fuqia blerëse reale e qytetarëve po bie. Pretendimet se pagat po e shtyjnë inflacionin është ekonomikisht i pa qëndrueshëm”, deklaroi Fatmir Bytyqi, LSDM.

Duke qenë se ende po bëhen analiza para se të merren masa konkrete, kryeministri Mickoski është i vetëdijshëm se masat afatgjate mund të kenë pasoja politike ndaj Qeverisë.

“Pasi e gjetëm problemin se ku është, jemi të vetëdijshëm se mund të ketë edhe çmim politik dhe nuk kemi asnjë dilemë por më mirë që ta paguajmë këtë çmim politik në afat të shkurtër se sa qytetarët ta paguajnë vazhdimisht në afat të gjatë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Deklaratat e Mickoskit u kritikuan edhe nga “E Majta”. Sipas tyre, të dhënat e shtrenjtimeve janë si rezultat i mos efikasitetit sistematik, praktikave korruptive dhe tolerimit të strukturave të monopolit. Qeveria në vend se të reagojë me masa urgjente dhe të qarta, ofron vetëm paralajmërime të paqarta me analiza që nuk përfundojnë, pa afate dhe pa plan konkret për implementim.

Ndërkaq inflacioni vazhdon të rritet dhe në korrik ka arritur 4,8%. Indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 5,3% në krahasim me muajin e kaluar e harxhimet për jetë 1,1%. Rritje më të madhe ka në shërbimet e transportit dhe atë prej 10%. /Alsat.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nën hijen e jahtit a po lundron Filipçe nën direktivat e Zaevit?
Next Article Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?