By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arben Fetai përkujton 12 gushtin e vitit 2001: Një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe shqiptarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arben Fetai përkujton 12 gushtin e vitit 2001: Një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe shqiptarët
Maqedoni

Arben Fetai përkujton 12 gushtin e vitit 2001: Një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe shqiptarët

admin
Last updated: 12/08/2025 14:10
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Luboten, 12 gusht – “Sot, në fshatin Luboten, së bashku me familjarët e dëshmorëve, ish‑ushtarët e UÇK-së dhe banorët e kësaj ane, përkujtuam 12 gushtin 2001, një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe të gjithë shqiptarët. Në mëngjesin e asaj dite, forcat policore‑ushtarake të shtetit ndërmorën një operacion të egër dhe të pajustifikuar, duke vrarë dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe 6‑vjeçarin Erxhan Aliu…” – shkruan në postimin e tij zëvendëskryeministri Arben Fetai.

Ai iu bashkua përkujtimit solemn ku u bënë homazhe për viktimat: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri dhe Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili – emra që mbeten të gdhendur në kujtesën kolektive shqiptare.

Fetai nënvizoi se masakra e Lubotenit është rasti i vetëm nga lufta e vitit 2001 që u gjykua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës dhe u shpall krim lufte. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme për të shëruar plagët që ka lënë kjo tragjedi.

Në përmbyllje të postimit, zëvendëskryeministri apeloi: “Të mos harrojmë kurrë që të mos përsëritet kurrë. Lavdi dhe nderim i përjetshëm për dëshmorët!”

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona
Next Article Plagosja në Shkodër/ Zbardhen emrat e 30-vjeçares dhe autorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?