By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarret masive në Gramsh/ Digjet teqeja e Shemberdhenjës, një person mbetet i bllokuar brenda
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zjarret masive në Gramsh/ Digjet teqeja e Shemberdhenjës, një person mbetet i bllokuar brenda
Shqipëri

Zjarret masive në Gramsh/ Digjet teqeja e Shemberdhenjës, një person mbetet i bllokuar brenda

admin
Last updated: 12/08/2025 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e banorëve dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Një ndër pasojat më të rënda është djegia e teqes së Shemberdhenjës, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin, ku sipas burimeve nga terreni dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda.

Flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë disa, mes tyre Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur, duke shkaktuar një situatë alarmante. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar tej mase përpjekjet e forcave të emergjencës për të frenuar përhapjen e zjarreve

Autoritetet vendore dhe qendrore kanë dislokuar trupa shtesë në terren, përfshirë Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa vijon ndërhyrja me helikopterë nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrave më të rrezikshme.

Në disa prej fshatrave është evakuuar për të shmangur rrezikun për jetën, ndërkohë që dëmet në pyje, kullota dhe objekte banimi janë të konsiderueshme. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të koordinuar, solidaritet dhe vëmendje të veçantë nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur humbje të mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe trashëgiminë e zonës.

Gramshi po përballet me një nga emergjencat më të rënda të viteve të fundit ,komuniteti ka nevojë për ndihmë dhe veprim të menjëhershëm.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plagosja në Shkodër/ Zbardhen emrat e 30-vjeçares dhe autorit
Next Article Vrasja e Enver Bajraktarit dyshohet se ndodhi për çështje pronësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?