By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Bota

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë

admin
Last updated: 12/08/2025 14:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë.

Qeveria izraelite nuk ka treguar saktësisht se kur forcat e saj do të hyjnë në këtë zonë, por sipas zëdhënësit të agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, Mahmud Bassal, sulmet ajrore mbi Qytetin e Gazës janë shtuar gjatë tri ditëve të fundit. Bassal tha se lagjet e banuara të Zeitounit dhe Sabrës janë goditur “me sulme të rënda ajrore që kanë shënjestruar shtëpi civile, ndoshta edhe ndërtesa shumëkatëshe”.

“Për të tretën ditë me radhë, Izraeli po i intensifikon bombardimet e tij”, tha ai.

“Izraeli po përdor të gjitha llojet e armëve në atë zonë – bomba, dronë, si dhe municione shumë shpërthyese që shkaktojnë shkatërrime masive të shtëpive civile”, shtoi ai.

Bassal tha se të paktën 24 persona janë vrarë të martën në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë edhe në Qytetin e Gazës.

“Bombardimet kanë qenë jashtëzakonisht të rënda gjatë dy ditëve të fundit. Me çdo sulm, toka dridhet. Ka viktima nën rrënoja të cilëve askush nuk mund t’iu afrohet sepse granatimet nuk po ndalen”, tha Majed al-Hosary, një banor i Zeitounit.

Izraeli po përballet me kritika në rritje për luftën 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – teksa ekspertët që mbështeten nga Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për uri të thelluar në Gazë. Netanyahu po përballet me presion gjithnjë e më të madh për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, si dhe për planet e tij për zgjerimin e luftës, të cilën ai është zotuar ta vazhdojë me ose pa mbështetjen e aleatëve.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme.

Ofensiva izraelite ka vrarë të paktën 61,499 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, shifra të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aliu: Së shpejti terapi ambulatore onkologjike në Tetovë, Manastir, Shtip dhe SPQ “8 Shtatori”
Next Article SHBA ofroi shpërblim për arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, mijëra njerëz marshojnë në Venezuelë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?