By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ilir Meta hedh dyshime: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ilir Meta hedh dyshime: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit?
Shqipëri

Ilir Meta hedh dyshime: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit?

admin
Last updated: 14/08/2025 16:57
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër sinjal alarmi për abuzimin dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore ndaj pasurive natyrore.

Meta shpreh indinjatën e tij për shkatërrimin e një prej perlave turistike të vendit dhe thekson se zjarri i rënë në pyllin përreth nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës së qëllimshme dhe mungesës së çdo mase parandaluese nga qeveria.

Ai e quan të pakuptueshme se si në një zonë me mijëra vizitorë çdo ditë, me prezencë të policisë private, restorante dhe të ardhura të konsiderueshme nga biletat, zjarri ka mundur të marrë përmasa apokaliptike pa u ndërhyrë në kohë.

Ndër të tjera, Meta ngre shqetësimin se, ashtu si në raste të mëparshme në zona si Manastiri i Sarandës apo pyjet e Shëngjinit, edhe në këtë rast flakët mund të jenë parapërgatitje për të hapur rrugën e betonit dhe interesave klienteliste.

Postimi:

????????????????????????????????????????, ???????????????? ???? ????????????????????̈???? ???????????? “????????????????̈????????????” ???? ????????????????????????????????????
Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.
E pamundur thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.
M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.
Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujrat e freskëta të Syrit të Kaltër ku bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.
Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.
Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.
Atje ku ka ujë pa fund dhe sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private do ishte fikur zjarri, që në shkëndijën e parë.
Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.
M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.
Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.
Pas ceremonisë në kthim diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë, jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.
Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.
Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.
Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time.
Vërtetë ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.
Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.
Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kshtu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.
Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada amerikane: Nga 2 shtatori vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme mund të rinovohen me postë! Ja rastet kur do të kërkohet një intervistë
Next Article Ardi Veliu “pushtoi“ News24 dhe injoroi vendimin e gjykatës, Avokati: Po konsumohen shkelje flagrante të të drejtave të njeriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?