Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre nënkryetarët e rinj. Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur Albulena Haxhiu, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar dhe miratuar Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën, i cili gjithashtu u zgjodh për këtë post, raporton Ekonomia Online.