By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali në Shkodër: Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali në Shkodër: Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi
Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali në Shkodër: Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi

admin
Last updated: 28/08/2025 13:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja Kuvendit Elisa Spiropali mbajti një fjalë përshëndetëse në Simpoziumin shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991 – Shkodra përballë të kaluarës”, organizuar sot nga Autoriteti i Dosjeve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë ish-të përndjekur nga regjimi komunist dhe familjarë e përfaqësues të tyre, Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, studiues, përfaqësues të qeverisjes vendore, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, etj.

Në fjalën e saj, Spiropali kujtoi ata njerëz të zhdukur gjatë një periudhe të errët të historisë, e cila vazhdon të kërkojë qartësi, drejtësi dhe përgjegjësi.

“Me datën 30 gusht, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, një datë që për vendin tonë nuk është vetëm një moment kalendarik, por një thirrje për kujtesë dhe ndërgjegjësim. Qytetërimi bashkëkohor kujton ata shpirtra të pafundëm njerëzish e fatesh të thyera njerëzore në të gjithë botën, për të cilët nuk dihet asgjë”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, “askund tjetër më tepër se në Shkodër nuk mund të kishte kuptim kjo ceremoni, në këtë komunitet të qëndresës antikomuniste, e cili vuajti si asnjë qytet tjetër në Shqipëri, hakmarrjen e regjimit ndaj kundërshtarëve të tij”.

“Në mënyrë të veçantë, Shkodra është vendi ku kjo thirrje tingëllon më fort, një qytet që u bë simbol i përndjekjes, por edhe i rezistencës, i vuajtjes, por edhe i identitetit të papërkulur qytetar dhe kulturor. Klerikë të arrestuar dhe të pushkatuar me varr të humbur, intelektualë dhe punëtorë, të rinj e të reja të vrarë në kufi, janë viktimat që kërkojnë e meritojnë respekt, kujtesë dhe drejtësi”, u shpreh Spiropali.

Spiropali theksoi se kjo ceremoni homazh është një akt më shumë në favor të kujtesës dhe një apel për të bërë drejtësi. “Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi, një domosdoshmëri për ndërgjegjen tonë të përbashkët”, tha ajo.

“Ky simpozium nuk është thjesht një nderim për viktimat, por një akt përballjeje me të shkuarën. Një akt që i takon të gjithë shoqërisë, pa dallime dhe pa qëllime politike apo ideologjike. Pa këtë përballje, pa këtë ndërgjegjësim të përbashkët, nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe të drejtë”, shtoi ajo.

Spiropali theksoi se Kuvendi ka detyrimin të forcojë kuadrin ligjor dhe mbikëqyrës për të mundësuar një qasje më të thellë dhe transparente ndaj së kaluarës.

“Le të bëjmë çmos që kujtesa të mos jetë thjesht një akt simbolik, por pjesë e arsimit, e historisë, e kulturës sonë. Le të mësojmë të flasim për të kaluarën me përgjegjësi, jo për të ndarë, por për të kuptuar. Jo për të manipuluar, por për të ndërtuar. Jo për kredo politike, por për një politikë të moralshme”, theksoi ajo.

Sipas saj, “demokracia nuk përmbushet pa ndëshkimin e krimeve dhe pa njohjen e viktimave”.

“Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të ndriçuar pa reflektuar me ndershmëri mbi të shkuarën e saj. Ky nuk është një borxh vetëm ndaj atyre që nuk janë më, por edhe ndaj brezave që vijnë. E kaluara na përket të gjithëve si histori, si kujtesë dhe si përgjegjësi”, theksoi ajo.

You Might Also Like

Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë

Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuka, Mitropoliti i Korçës: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy

Muaji gusht sjell fluksin maksimal, Durrësi mbushë hotelet 100%

U vra nga shoku i fëmijërisë, Joan Zuko dyshohet se u përfshi në sherr me autorin, 20 vjeçarit të Forcave të Armatosura i gjendet një thikë në dorë

Kosovarët drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinës mbi 41 mijë hyrje për 12 orë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori shqiptar, Naun Shundi
Next Article Digjen katër vetura në qendër të Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?