By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bebe Rexha publikon të tjera imazhe nga festa e ditëlindjes dhe paraqitja e fundit në festivalin ‘Zurich Openair’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Bebe Rexha publikon të tjera imazhe nga festa e ditëlindjes dhe paraqitja e fundit në festivalin ‘Zurich Openair’
Showbizz

Bebe Rexha publikon të tjera imazhe nga festa e ditëlindjes dhe paraqitja e fundit në festivalin ‘Zurich Openair’

admin
Last updated: 01/09/2025 08:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bebe Rexha, ylli ndërkombëtar i muzikës pop, ka publikuar një seri fotografish nga një fundjavë plot ngjyra, muzikë dhe festë për të shënuar ditëlindjen e saj të 36-të.

Artistja performoi në njërin nga festivalet më të mëdha në Zvicër, Zurich Openair 2025, pikërisht në ditëlindjen e saj më 30 gusht, përpara një publiku të zjarrtë.

Në një nga fotot e publikuara në Instagram, shfaqet një fans duke mbajtur një pankartë me mesazhin “LET’S DANCE”, me një kolazh fotografish që përfshijnë edhe një pozë ikonike të Bebes – një moment që duket se ka emocionuar këngëtaren.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Para ngjitjes në skenë, Bebe ndau momente nga prapaskena, ku ajo përgatitej me glam-squad-in e saj. Në një nga fotot më virale, ajo është duke marrë grim ndërkohë që tregon fleksibilitetin e saj me një pozë energjike, duke ecur drejt performancës me stil dhe karizëm.

Pas koncertit, festa nuk përfundoi aty. Bebe dhe shoqëria e saj vazhduan atmosferën në një after party në një nga klubet më të njohura, “Jade Club”, ku ajo u pa duke kërcyer dhe festuar në orët e para të mëngjesit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me një kurorë “Happy Birthday” në kokë dhe një buzëqeshje që fliste vetë, këngëtarja ndau çaste intime dhe spontane me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pamjet nga nata përfshijnë edhe momente të çmendura dhe plot energji, si ajo ku Bebe pozon me syze të zeza të mëdha dhe nxjerr një copë akull nga goja – një foto që reflekton frymën rockstar të saj dhe gëzimin që e ka shoqëruar në këtë përvjetor.

Pas festës në Zvicër, ajo udhëtoi menjëherë drejt Gjermanisë ku kishte një tjetër performancë të rëndësishme. Edhe pse ishte vetëm një ditë larg ditëlindjes, energjia e saj në skenë mbeti po aq elektrizuese. 

You Might Also Like

Dafina Zeqiri zbulon datën e lansimit të këngës së re

Mungon Gjesti, dështon seanca në rastin ku akuzohet për tri vepra penale

Pas Botërorit, Mbappe shijon pushimet në Miami me Ester Exposito

Bujaka dhe Mimoza Ahmeti publikojnë projektin e ri muzikor “Lule Mimoza

Cila nga ish-gratë e uroi për djalin, Blero e zbulon emrin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inteligjenca artificiale e punësuar në një restorant – njerëzit po e shkatërrojnë atë me porosi ‘të çuditshme’
Next Article Të paktën 500 të vdekur nga një tërmet që goditi Afganistanin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?