By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë
Shqipëri

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë

admin
Last updated: 01/09/2025 09:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore, duke shpallur një kontratë pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari.

Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon të sigurojë infrastrukturë të avancuar për trupat amerikane dhe në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm në përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të forcuar praninë e saj ushtarake dhe infrastrukturore në këtë pjesë të kontinentin është edhe shpallja e një kontrate të re të Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane për mbështetje në Evropën, që përfshinë Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë.

Sipas një njoftimi zyrtar planifikohet një marrëveshje pesëvjeçare, e cila përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në bazat ku operojnë trupat amerikane. Përmes kësaj po synohet, mbështetja e pranisë së forcave amerikane dhe aktiviteteve të tjera të agjencive të SHBA-ve në rajon, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Një vendim i tillë nga Ministria e Mbrojtjes shihet si kontribut për sigurinë në gjithë rajonin.

“Mirëpresim çdo investim apo shtim të forcave amerikane në Kosovë, pasi siç e kemi cekur edhe më parë SHBA është partneri ynë strategjik, dhe madje jo vetëm investimi në infrastrukture ushtarake në Evropën Juglindore por dhe vendosja e një bazë të përhershme në Kosovë do të kontribuonte në sigurinë jo vetëm të Kosovës por dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Liridona Gashi, Zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, thotë se ky është rikonfirmim i angazhimit të fortë ushtarak të SHBA-së në Kosovë dhe rajon.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm në kontekstin e e atyre frikës dhe panikës të mëhershëm për tërheqjen eventuale të trupave amerikane dhe zhvendosjes së vëmendjes amerikane nga Kosova. SHBA edhe sot e rikonfirmojnë që përqendrimi i trupave amerikane është i madh për arsye gjeostrategjike dhe për arsye të vazhdueshme të kërcënimit që paraqet Rusia për këtë pjesë të Evropës”, tha Fetoshi.

Ish ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pranin e vazhdueshme të SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës e lidhin me parandalimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

“Pozita gjeografike është interes gjeostrategjik i SHBA-ve dhe NATO. moslejimi i ndikimit rus është jashtëzakonisht jetik edhe për SHBA edhe për Brukselin dhe në këtë drejtim ne jemi me fat që jemi këtë pozitë dhe në këtë vij me interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike te Amerikës, për atë arsye jemi edhe prioritet në avancimin e forcave te armatosura në avancim e Kosovës në përgjithësi”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së

Fetoshi e Kastrati theksuan se angazhimi i SHBA-së në rajon shihet si thelbësor për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme në Ballkan. /RTK/

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatura të pavarura për Zgjedhjet lokale
Next Article MASH: Vit shkollor të suksesshëm nxënësve dhe mësimdhënësve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?