By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nagavci uron fillimin e vitit shkollor: Arsimi është çelësi për një të ardhme të ndritur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nagavci uron fillimin e vitit shkollor: Arsimi është çelësi për një të ardhme të ndritur
Maqedoni

Nagavci uron fillimin e vitit shkollor: Arsimi është çelësi për një të ardhme të ndritur

admin
Last updated: 01/09/2025 10:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, duke theksuar rëndësinë e dijes dhe bashkëpunimit për sukses.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Nagavci e ka cilësuar këtë moment si një udhëtim të ri të dijes, ku sfidat dhe mundësitë e reja presin të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor.

“Sot nis një udhëtim i ri i dijes, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit tanë. Ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre,” ka shkruar ministrja në detyrë.

Ajo ka theksuar se arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për Kosovën dhe ka bërë thirrje për krijimin e një ambienti mbështetës dhe frymëzues për nxënësit.

“Uroj që ta nisni këtë vit shkollor me energji pozitive, përkushtim dhe shpresë, duke besuar fort në fuqinë e dijes suaj,” ka shtuar Nagavci.

Ministrja gjithashtu është shprehur e bindur se me bashkëpunimin e shkollave, prindërve dhe mësimdhënësve, sukseset në arsim nuk do të mungojnë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Urimi i Gashit për 1 Shtatorin: Mësimdhënësit dhe nxënësit, forca e shoqërisë sonë
Next Article VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?