By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga armët tek simbolet nacionaliste – çfarë zbuloi policia në bastisjet e fundit në veri?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga armët tek simbolet nacionaliste – çfarë zbuloi policia në bastisjet e fundit në veri?
Maqedoni

Nga armët tek simbolet nacionaliste – çfarë zbuloi policia në bastisjet e fundit në veri?

admin
Last updated: 03/09/2025 08:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës gjatë të martës ka zhvilluar dy aksione të ndara në pjesën veriore të vendit, ku janë gjetur armë të fshehura dhe artikuj me simbole nacionaliste serbe.

Operacionet u zhvilluan në fshatin Junake të Zveçanit dhe në një lokal në Leposaviq, si pjesë e angazhimit të autoriteteve për rritjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në këtë pjesë të vendit.

Rreth orës 15:00 Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka kontrolluar një zonë pyjore në fshatin Junake të Zveçanit.

Pas ndërhyrjes në terren dhe kontrollimit të zonës, policia ka gjetur tri armë të gjata, një pushkë gjysmë automatike dhe dy pushkë gjuetie të futura në një gyp metalik dhe të fshehura me kujdes në pyll, si dhe sasi municioni.

Njësiti për trajtimin e mjeteve të rrezikshme shpërthyese dhe hetuesit rajonalë janë përfshirë në hetimin e rastit.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e ndonjë të dyshuari

Ndërkohë, në një lokal në Leposaviq gjatë një bastisjeje të kryer nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Njësinë e Hetimeve Rajonale, janë gjetur bluza, pajisje elektroshoku dhe artikuj të tjerë me simbole dhe mbishkrime të dyshuara nacionaliste.

Për shkak të natyrës së materialeve të sekuestruara, është njoftuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani konfirmoi se në të dy rastet nuk ka të arrestuar deri më tani.

Këto veprime vijnë në kuadër të angazhimit të Policisë së Kosovës për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme në pjesën veriore të vendit. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson: Jam e shqetësuar për paratë, jetoj me cimere dhe nuk dua të jem super e pasur
Next Article Intervale me diell, vranësirash dhe reshje shiu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?