Shkup, 3 shtator – Aleanca për Shqiptarët përmes një tubimi partiak në Hasanbeg ka zgjedhur Adnan Aliaj shef të shtabit zgjedhor për komunën e Gazi Babës nën prezencën e liderit të kësaj partie Ziadin Sela, deputetes dhe njëherit Sekretare e Përgjithshme e partisë, ilrie Dautit dhe nënkryetarëve Elmi Haziri dhe Naim Bajrami.
Siç thuhet në njoftimin në facebook të Aleancës për Shqiptarët, Hasanbegu është bastion i kësaj partie me një strukture të mirëorganizuar të anëtarësisë prej kohësh.
Komunikat a plotë e ASH-së
Kryetari aktual i degës së Aleancës për Shqiptarët, Adnan Alija, është zgjedhur kryetar i Shtabit Komunal të ASH në Komunën e Gazi Babës (Hasanbeg).
Hapja e shtabit komunal u bë në një atmosferë madhështore, me praninë e një numri të madh të anëtarëve dhe strukturave lokale, ndërsa prezent ishin edhe Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, Sekretarja e Përgjithshme, Ilire Dauti dhe nënkryetarët Elmi Aziri dhe Naim Bajrami. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kandidati i AKI për Komunën e Haraçinës, Skender Isufi.
Hasanbegu dhe dega e Gazi Babës në përgjithësi është një nga bastionet më të fuqishme të Aleancës për Shqiptarët, me një strukturë të mirë organizuar dhe anëtarësi në rritje të vazhdueshm.